Arkiv-Lajme të përditësuara
Paratë e emigracionit grek, përfituese Shqipëria
Gjatë krizës, Greqia, nga vend që thithte të ardhura nga jashtë kufijve, është kthyer në eksportues remitancash. Se ku ka mbërritur një pjesë e mirë e kësaj shume mund të kuptohet lehtë, duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dhe veçanërisht ritmit të rritjes së depozitave në valutë të huaj nëpër bankat tona tregtare.
Votime në Universitete
Universitetet publike në mbarë vendin votojnë sot për drejtuesit e lartë të tyre, rektorët, dekanët dhe shefat e departamenteve.
Stafi i pedagogeve, studentet dhe administrata e shkollave te larta publike i janë drejtuar sot kutive te votimit për zgjedhjen e drejtuesve te rinj.
Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Arsimit, në zgjedhje marrin pjesë 11 universitete, 60 fakultete dhe mbi 250 departamente.
Protestojnë për rrugët, banorët e Gabricës: Nuk na ndihmojnë
Banorët e fshatit Gabricë të Komunës Bicaj të Rrethit të Kukësit kanë protestuar sot për shkak të mungesës së komunikimit me komunën së cilës i përkasin apo me qytetin e Kukësit. Në këtë protestë paqësore të organizuar në rrugën që të çon në qendër të fshatit të tyre e që aktualisht është i bllokuar nga bora, ata kanë kërkuar hapjen sa më parë të rrugës në mënyrë që të kenë mundësi të furnizohen me ushqime e medikamente mjekësore.
"Kemi dalë se jemi të izoluar prej tre javësh nga bora e madhe për të hapur rrugën për të çuar furnizim në shtëpi",-thotë një banor.
Pasojat e krizës, INSTAT: Konsumi ka pësuar rënie të mëtejshme
Kriza e Eurozonës ka ngjallur pasiguri te konsumatorët shqiptarë, ashtu si edhe në pjesën tjetër të qytetarëve europianë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konfirmojnë një rënie të mëtejshme të konsumit në vend, një shqetësim i ngritur vazhdimisht edhe nga Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë tre-mujorit të tretë të vitit 2011 niveli i shitjeve me pakicë është ulur me 5.5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Shtrëngohen kreditë
Të marrësh një kredi aktualisht është edhe më e vështirë se sa muaj më parë. Madje Banka e Shqipërisë parashikon se kushtet e bankave për të dhënë para borxh të paktën deri në fund të marsit do të jenë edhe më të forta.
Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për tre muajt e fundit të vitit 2011, marrja e kredisë ka qenë më vështirë për bizneset, vecanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Greqi, masat e reja, sindikatat thirrje për tubime proteste
Një tubim proteste do të zhvillojnë sot në mëngjes sindikatat e punëtorëve të sektorit privat dhe publik në Greqi, në moton “për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e demokracisë".
Kreu i sindikatave të sektorit provat iu bëri thirrje punëtorëve që të marrin pjesë në masë në këtë tubim, dhe foli për nevojën për të krijuar një lëvizje të re popullore.
Ndahen për të mbijetuar, familja Tota në varfëri ekstreme
Fatit me ikje nuk mund t?i shmanget i varfëri. Në kërkim të një moti pak më të butë familja Tota është ndarë në dy pjesë. Katër fëmijë i janë drejtuar Tiranës, jo për të kërkuar një jetë më të mirë, por për të mbijetuar. Pamundësia për të siguruar ngrohje në këtë dimër të acartë i detyroi prinderit që 4 fëmijë t?i dergonin tek të afërmit, ndërkohë ata të dy bashkë me më të voglin e tyre vijojnë të qëndrojnë në Kukës, në një dhomë të pushtuar nga lagështira.
Referendumi, letonezët refuzojnë gjuhën ruse
Letonezët kanë refuzuar mundësinë e vendosjes së gjuhës ruse si gjuhë të dytë zyrtare të vendit pas një referendumi që u mbajt për këtë çështje.
Shumica e atyre që kanë votuar deri të shtunën nuk pranuan që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Letoni. Referendumi është nismë e një lëvizjeje ruse.
Rreth 1/3 e popullsisë në Letoni janë rusë dhe kjo pjesë është ankuar gjithmonë për diskriminim, por nga ana e tyre letonezët e shohin këtë referendum si një përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë e vendit të tyre.
Tjetër luftë e ftohtë. Britania lëshon alarmin për Iranin
Britania paralamëron një tjetër luftë të ftohtë me përmasa të paparashikueshme.
Greqia ndërpret eksportin e energjisë
Greqia mbylli këtë javë linjën e interkonjeksionit me Shqipërinë. Shkak është bërë emergjenca energjitike në shtetin fqinj, cka ka bërë që autoritetet të marrin vendimin për ndalimin e importit dhe ekportit të energjisë. Kjo do të thotë se tashmë Shqipëria po importon vetëm nga dy linjat e tjera të interkonjeksionit në veri, kryesisht me Serbinë e Malin e Zi.
