Arkiv-Lajme të përditësuara
Presidencialet në Rusi, sondazhi: Putin fiton mbi 60 % të votave
Statusi kandidat, Rumania: Do bllokojmë Serbinë
Grekët të zemëruar me gjermanët, por preferojnë gjermanishten
Një sondazh i publikuar në Athinë në revistën greke Epikaira, realizuar nga VPRC sjell të dhëna interesante për ndjenjat e qytetarëve grekë ndaj Gjermanisë. Një marrëdhënie dashuri-urrejtje duket kjo mes tyre, pasi të dhënat flasin se 41 për qind e tyre përjetojnë ndjenja zemërimi ndaj Gjermanisë, por nga ana tjetër 350 studentë ndjekin studimet në Institutin Gëte për të mësuar gjermanisht, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar.
FMN: Mbështetje 10 vjeçare Greqisë, i duhet të marrë frymë
“FMN parashikon që periudha e recesionit në Greqi të kalojë në vitin 2013, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi një përfaqësues i Fondit.
“Greqia është ende në recesion dhe po përballet me një klimë shumë të vështirë dhe sfiduese ekonomike”, tha Jerry Rice, drejtor i marrëdhënieve të jashtme të FMN-së, gjatë një konference shtypi në Uashington.
“Recesioni në Greqi do të kalojë brenda vitit të ardhshëm dhe pastaj Greqia do të kthehet në një trajektore të zhvillimit. Jo në një trajektore mbresëlënëse, por realiste”, shtoi ai.
Kriza, gazi më i shtrenjtë se elektriciteti
Rritja e shpejtë e çmimeve të gazit të lëngshëm në Shqipëri gjatë viteve të fundit, si dhe mbajtja konstante të çmimit të energjisë elektrike ka bërë që për shumë familje dhe biznese, përdorimi i gazit të jetë me më pak leverdi se sa përdorimi i energjisë apo druve të zjarrit.
Shqipëria po përballet me një vit tjetër të vështirë energjetik me prodhim të paktë dhe importe të shtrenjta dhe në një situatë normale, përdorimi i gazit natyror mund të sillte lehtësim. Por siç raportoi të premten e përditshmja “Shqip”, kjo gjë nuk po ndodh.
Tregu valutor, forcohet euro
Euro i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur sot vlerën e 140 lekëve.
Ndërkohë që dollari blihet me 104.8 lekë dhe shitet me 105.4 lekë. Kambistët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 32 cent, por edhe e mungesës së valutës në treg. Kjo për shkak të rënies së dëgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja.
Cërrik, protestë për pronat
Zvarritjet ne zyrat e administratës për çështjen e pronës kane detyruar 50-vjeçarin Sotir Panxhi të protestojë, duke hipur në një lartësi prej 100 metrash në antenat e radistacionit të Cërrikut.
Ai ka kercenuar aty se do te hidhej nderkohe qe policia ka rrethuar gjithe zonen. Ne mbeshtetje te tij kane dale edhe banore te zones qe kane protestuar per zvarrijet qe u behen për çeshtjet e pronave te tyre.
Komisioni Europian: Eurozona do të bjerë 0.3 % këtë vit
Komisioni Europian parashikon që ekonomia në Eurozonë do të bjerë me 0.3 për qind gjatë këtij viti. Në parashikimin e shkuar në muajin nëntor, thuhej se këtë vit ekonomia do të rritej me 0.5 përqind, ndaj lajmi i sotëm ëshët tejet i zymtë.
"Ngecja e rimëkëmbjes në fundin e vitit 2011 do të vazhdojë edhe në 6 muajt e parë të 2012",-thuhet në një deklaratë të Komisionit, në të cilën theksohet se blloku 17-anëtarësh do të ketë një recesion të lehtë dhe se shihen shenjat e stabilizimit.
500 milionë euro garanci. BE "shpik" mekanizmin e ndërhyrjes
Banka Evropiane e Investimeve deklaron se do të kanalizojë fonde për Greqinë për ta ndihmuar atë në rimëkëmbjen ekonomike, por sërish përsëriti paralajmërimin e zymtë se periudha e nuk do të jetë e lehtë.
Kurani, protesta në Afganistan; Obama kërkon falje
Protesta anti-amerikane po zhvillohen në të gjithë Afganistanin, për të tretën ditë me radhë, pas djegjes së librave të Kuranit në bazën amerikane të Bagramit.
Siç raporton BBC, qindra njerëz kanë lëshuar slogane të tipit “Vdekje Amerikës”, në provincën Lagman në lindje të Kabulit. Ndërsa në zona të tjera të Afganistanit po zhvillohen protesta paqësore.
Siç raporton policia dhe krerët e fiseve, janë thuajse shtatë protesta kryesore që zhvillohen në të gjithë vendin, ku marrin pjesë qindra persona.