Westervele në Beograd, bën presion për Kosovën

Postuar në 23 Shkurt, 2012 05:36

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westervele qëndron sot në Beograd ku pritet të nxisë autoritetet serbe  të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, nëse dëshirojnë të fitojnë kandidaturën, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.  Gjatë kësaj vizite shefi i diplomacies gjermane do të zhvillojë një takim me presidentin Boris Tadiç.

Bashkimi Evropian shtyu vendimin nga dhjetori në mars për t'i dhënë Serbisë më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet me Kosovën. Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja, kanë rifilluar të mërkurën në Bruksel, pas një ndërprerje disamujore.

Bashkimi Evropian dëshiron të shohë raporte të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë katër vjet më parë, shkruan DPA.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.