Arkiv-Lajme të përditësuara

Westervele në Beograd, bën presion për Kosovën

Postuar në 23 Shkurt, 2012 05:36

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westervele qëndron sot në Beograd ku pritet të nxisë autoritetet serbe  të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, nëse dëshirojnë të fitojnë kandidaturën, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.  Gjatë kësaj vizite shefi i diplomacies gjermane do të zhvillojë një takim me presidentin Boris Tadiç.

Peshkopi, protestë për rrugët e bllokuara

Postuar në 23 Shkurt, 2012 05:28

Moshapja e rrugës në drejtim të tre komunave të Peshkopisë ka shkaktuar një protestë të drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këto akse. 

Ata janë grumbulluar në rrugën nacionale duke e bllokuar atë, për shkak se edhe pse moti është përmirësuar, rruga në drejtim të komunave Arrës, Muhurr dhe Selishtë nuk po hapet. 

Drejtuesit e mjeteve akuzojnë kompaninë që ka marrë përsipër pastrimin e këtyre rrugëve. 

Gjermania kundër zgjerimit të fondit të shpëtimit

Postuar në 22 Shkurt, 2012 12:58

 

Gjermania është deklaruar kundër një zgjerimi të dytë të fondit të shpëtimit të eurozonës. Mekanizimi Evropian i Stabilitetit (ESM), për të cilin janë propozuar 500 miliardë euro pritet të nisë së funksionuari në korrik. 

Liderët everopianë ranë dakord në dhjetorin e 2011 për të diskutuar mbi zgjerimin e ESM-së në samitin e shkurtit, por zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stiven Zajbert tha se "qëndrimi i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar".

BE ngrin financimet për Hungarinë

Postuar në 22 Shkurt, 2012 11:38

Bashkimi Europian ngrin 495 milionë euro financime për Hungarinë për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të këtij vendi. Vendimin e bëri të ditur Komisioni Europian e bëhet fjalë për fondet që anëtaret më pak të zhvilluara të BE-së marrin për të kapur hapin e vendeve të tjera. Pikërisht këto para do të ngrijnë duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe përfaqësojnë  29 për qind të të gjithë alokacioneve për Hungarinë. 

BE ngrin financimet për Hungarinë

Postuar në 22 Shkurt, 2012 11:38

Bashkimi Europian ngrin 495 milionë euro financime për Hungarinë për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të këtij vendi. Vendimin e bëri të ditur Komisioni Europian e bëhet fjalë për fondet që anëtaret më pak të zhvilluara të BE-së marrin për të kapur hapin e vendeve të tjera. Pikërisht këto para do të ngrijnë duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe përfaqësojnë  29 për qind të të gjithë alokacioneve për Hungarinë. 

Kule: Zgjedhjet u politizuan. Partitë trakte për kandidatët

Postuar në 22 Shkurt, 2012 11:36

Një ditë pas shpalljes së rezultatit si fitues për postin e rektorit të universitetit të Tiranës, Dhori Kule deklaron se universiteti do të vazhdojë të mbrojë autonominë e tij, dhe nuk do të ndikohet nga politika. Ai u shpreh se për herë të parë, në zgjedhjet e universiteteve, kandidatët kanë qënë të përcarë për arsye politike, ndërkohë që kjo është vërtetuar ditën e zgjedhjeve, si me hedhjen e trakteve nga ana e strukturave partiake, në mbështetje të kandidatëve të ndryshëm.

Tregjet, mosbesim ndaj Greqisë

Postuar në 22 Shkurt, 2012 11:18

Optimizmi me të cilin po përpiqet qeveria greke të zbatojë  marrëveshjen e Brukselit që i jep Greqisë një hua prej 130 miliard euro dhe i redukton borxhin me 53.5%, po e mbulojnë retë e zeza të mosbesimit nga tregjet, specialistët e ekonomisë dhe shtypi i huaj që komentojnë negativisht mungesën e një plani për zhvillimin e ekonomisë që shënon në katër vitet e fundit një recension prej 16%. 

UKT i ndërpret furnizimin bashkisë Kamëz. Borxh prej 300 mijë dollarësh

Postuar në 22 Shkurt, 2012 05:33

Ujësjellësi i Tiranës i ndërpret furnizimin bashkisë së Kamzës. Shkak për këtë ndërprerje ka qenë borxhi prej 300 mijë dollarësh që bashkia nuk i ka paguar institucionit, borxh ky i akumuluar që prej vitit 2008. Sipas UKT, ndërprerja është bërë pas disa paralajmërimeve zyrtare që i janë bërë bashkisë së Kamzës e cila sipas saj, refuzon të shlyejë detyrimet.

Banka Botërore: Ndërtimet pa leje, vetëm 1.7% mbaruan punë

Postuar në 22 Shkurt, 2012 05:28

Banka Botërore ka shprehur shqetësimin e saj në raportin e fundit mbi pronat, duke evidentuar shumë probleme me sektorin, veçanërisht te legalizimet.

Zgjedhjet nëpër universitete, shpallen fituesit

Postuar në 21 Shkurt, 2012 13:40

 

Zgjedhjet në universitetin Ismail Qemali

Pas përfundimit të numërimit të votave në universitetin e Vlorës është rikonfirmuar në detyrën e rektorit Albert Qarri, i cili do të drejtojë edhe në katër vitet e ardhëshme universitetin Ismail Qemali. 
Ndërsa dekanët e rinj janë për fakultetin Ekonomik  Evelina Bazini, për fakultetin e Shkencave Teknike Kristofor Lapi, për fakultetin e Shkencave Humane Aleks Trusha.

Zgjedhjet në universitetin Aleksandër Moisiu

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara