BE ngrin financimet për Hungarinë

Bashkimi Europian ngrin 495 milionë euro financime për Hungarinë për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të këtij vendi. Vendimin e bëri të ditur Komisioni Europian e bëhet fjalë për fondet që anëtaret më pak të zhvilluara të BE-së marrin për të kapur hapin e vendeve të tjera. Pikërisht këto para do të ngrijnë duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe përfaqësojnë 29 për qind të të gjithë alokacioneve për Hungarinë.
Komisioni Europian sqaroi se Hungaria nuk arriti të merrte masat e duhura pavarësisht disa paralajmërimeve për të shkurtuar deficitin. Komisioneri europian për Çështjet Ekonomike e Monetare, Olli Rehn, hungaria nuk bëri mjaftueshëm për ta sjellë deficitin nën nivelin e rënë dakord për vendet e BE-së.
"Hungaria ka qenë me borxhe të mëdha që kur u pranua në BE në vitin 2004 dhe afati për të korrigjuar nivelin e tij është shtyrë dy herë nga tre vjet. Me propozim të Komisionit, Këshilli i ministrave të Financave vendosi që Hungaria ende nuk i ka plotësuar rekomandimet"- tha Rehn.
Kjo është hera e parë që ekzekutivi i Bashkimit Europian ngrin alokacionet për rregulla shkelësit e buxhetit jashtë zonës euro, edhe pse një masë e tillë ka qenë e disponueshme prej vitesh. Por Hungaria ndodhet nën presionin e Brukselit, për të rikthyer në parlament dy ligje të diskutueshëm për bankën qendrore, gjykatat dhe mbrojtjen e të dhënave. Komisioni Europian ka kërënuar edhe me ndërmarrjen e masave ligjore nëse Budapesti nuk i ndryshon ligjet në fjalë.
Albanian Screen
Add new comment