Kule: Zgjedhjet u politizuan. Partitë trakte për kandidatët

Postuar në 22 Shkurt, 2012 11:36

Një ditë pas shpalljes së rezultatit si fitues për postin e rektorit të universitetit të Tiranës, Dhori Kule deklaron se universiteti do të vazhdojë të mbrojë autonominë e tij, dhe nuk do të ndikohet nga politika. Ai u shpreh se për herë të parë, në zgjedhjet e universiteteve, kandidatët kanë qënë të përcarë për arsye politike, ndërkohë që kjo është vërtetuar ditën e zgjedhjeve, si me hedhjen e trakteve nga ana e strukturave partiake, në mbështetje të kandidatëve të ndryshëm.

"Ky institucion është autonom në brendësinë e vet, në integritetin e vet, pavarësisht përpjekjeve që nga struktura jashtë universitetit, politike, që nuk dua tu jap shumë peshë, pasi vetë universiteti ia dha përgjigjen, kishte situata të tilla për të ardhur keq. Në errësirë u shpërndanë trakte errësire, të tilla trakte kanë në fund edhe porositësin e tyre", thotë Dhori Kule, rektor i universitetit të Tiranës.

Një ditë më parë, përfundoi edhe numërimi i votave në tetë fakultetet e universitetit të Tiranës, për postin e dekanit. Nga të dhënat zyrtare të universitetit të Tiranës, në këto zgjedhje kanë hedhur votën e tyre gati gjysma e studentëve, ndërkohë që ka patur një pjesmarrje të madhe të stafit akademik dhe jo akademik.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.