Arkiv-Lajme të përditësuara
Statusi i Serbisë, radikalët në protestë
Radikalët serbë kanë paralajmëruar një protestë kundër integrimit dhe politikës, siç thonë ata, të dështuar për integrim në BE.
Ndonëse presidenti serb, Boris Tadic, në një intervistë për televizionin B92, ka deklaruar se duhet pritur edhe pak për të festuar ose jo, politikanët serbë kanë shprehur optimizëm dhe sugjerimin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së e kanë marrë si miratim të statusit të kandidatit për Serbinë.
Sondazhet: Putin fitues në zgjedhjet e 4 marsit
Kryeministri rus, Vladimir Putin e ka thuajse të sigurtë postin e presidentit teksa sondazhet e fundit tregojnë se ai do të marrë 59.9 për qind të votave. Që të shmangë një raund të dytë, ai duhet të marrë vetëm 50+1 për qind, megjithatë duket se fitorja do të jetë bindëse. Lideri i Komunistëve, Gennady Zyuganov, që pritet të dalë i dyti merr 15.1 për qind. Miliarderi rus, Mikhail Prokhorov ka fituar pikë në sondazhe, megjithatë renditet i treti me 8.7 për qind. Pas tij me 7.1 për qind ndodhet ultranacionalisti, Vladimir Zhirinovsky.
Pushime të leverdisshme, La Repubblica: Niseni nga Shqipëria!
Edhe njëherë Shqipëria vihet në vëmendjen e mediave ndërkombëtare kur bëhet fjalë për turizmin. Gazeta italiane La Repubblica e rendit vendin tonë mes njërit prej destinacioneve të Europës ku mund të kalosh pushime dimërore të këndshme dhe me çmim të leverdisshëm.
“Nga Shqipëria në Rumani e Bullgari, deri tek Sllovenia, Evropa Lindore duhet të jetë ndalesa për të gjithë ata që adhurojnë fundjavat me borë dhe ski. Këtu mund të kurseni pa bërë shumë sakrifica”, shkruan gazeta La Repubblica.
Borxhi, gjithmonë e më i shtrenjtë
Bonot e thesarit të qeverisë shqiptare u shtrenjtuan më tej gjatë ankandit të djeshëm kryesisht për shkak se interesi i bankave për tituj borxhi rezultoi i pamjaftueshëm.
Ndërkohë, Ministria e Financave ndryshoi faqen e vet të internetit duke vënë në dukje më shumë mundësinë për investim në titujt e borxhit, duke i rezervuar një vend në faqen e parë njoftimeve për kalendarin e emetimeve dhe rezultateve të ankandeve.
Ekonomia në tatëpjetë
Shifrat e para zyrtare tregojnë se viti 2012 ka nisur i zymtë për ekonominë, ku disa nga treguesit bazë parlajmërojnë për goditje më të mëdha nga kriza.
Eksportet, një nga pikat më të forta, që ka mbajtur të gjallë rritjen ekonomike përgjatë tre viteve të fundit, në janar te ketij vitit ranë sipas Bankës së Shqipërisë me 8.7% krahasuar me janarin e viti të kaluar.
Sipas Bankës, rënia ka ardhur kryesisht nga tkurrja e eksporteve tek mallrat e përpunuar, çka parlajmëron për rënie të industrisë.
21 janari, vëllezërit e Hekuran Dedës, kallzim gardistit
Vëllezërit e Hekuran Dedës, një nga katër viktimat e ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit 2011 nuk kanë aspak ndërmend të ndalen derisa të gjejnë drejtësi për gjakun e humbur të njeriut të tyre të dashur. Zabit, Hilmi dhe Agim Deda i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj gardistit Fatos Skeja, të cilin e akuzojnë për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”. Vëllezërit e viktimës, pretendojnë se Fatos Skeja dy ditë pas vrasjes së vëllait në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para godinës së kryeministrisë u ka vajtur për ngushëllim.
Si do jetë Europa e së ardhmes?
Nga Helmut Kohl*
Vizioni im për Europën mbetet vizioni i etërve themelues të Europës. Është vizioni i një Europe të bashkuar, që do të thotë një bashkëjetesë gjithmonë e më e ngushtë në kontinentin tonë.
Dita e fëmijëve romë, problem arsimimi dhe strehimi
Arsimimi dhe strehimi janë disa nga problemet më shqetësuese të fëmijëve romë në Tiranë. Ndër vite janë premtuar politika favorizuese, në reduktimin e këtyre fenomeve, por ende sot evidentohen shumë raste, të fëmijëve romë që për arsye ekonomike detyrohen të punojnë në moshë shumë të vogël në rrugë, punë nga më të ndryshmet, duke braktisur shkollimin e tyre. Kryetari i bashkisë Lulëzim Basha në një takim me fëmijë romë, ka premtuar se do t'ju jap fund këtyre problemeve, nëpërmjet nismave konkrete që do të ndërmerren.
Zhvlerësim i ri nga S&P. "Greqia në falimentim selektiv"
Qeveria e Athinës përballet sërish me prova të vështira, ndërsa agjencia Standard and Poor's e ka klasifikuar "në faliment selektiv", pas marrëveshjes me kreditorët privatë për shkëmbimin e borxhit.
Legalizohen 25 milionë euro nga amnistia
Ministria e Financave arkëtoi rreth 600 mijë euro taksa nga kapitalet e deklaruara të individëve në kuadër të ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Shqip”, që citon një raport statistikor të publikuar së fundmi.
Ligji për faljen i lejonte individëve që kishin kapital të padeklaruar, të paguanin një tatim prej 3 për qind të vlerës së kapitalit që dëshironin të deklaronin pa kushte të tjera. Për rrjedhojë, rreth 2.7 miliardë lekë ose 20 milionë euro u legalizuan.