Pushime të leverdisshme, La Repubblica: Niseni nga Shqipëria!

Postuar në 29 Shkurt, 2012 04:39

 Edhe njëherë Shqipëria vihet në vëmendjen e mediave ndërkombëtare kur bëhet fjalë për turizmin. Gazeta italiane La Repubblica e rendit vendin tonë mes njërit prej destinacioneve të Europës ku mund të kalosh pushime dimërore të këndshme dhe me çmim të leverdisshëm.

“Nga Shqipëria në Rumani e Bullgari, deri tek Sllovenia, Evropa Lindore duhet të jetë ndalesa për të gjithë ata që adhurojnë fundjavat me borë dhe ski. Këtu mund të kurseni pa bërë shumë sakrifica”, shkruan gazeta La Repubblica.

Gazeta ka vecuar fshatin turistik të Voskopojës në Korcë, duke vënë në vëmendjen e publikut manastiret ortodokse dhe kishat bizantine që mund të gjesh atje përvec borës dhe skive.

“Voskopoja është një fshat i vogël malor në juglindje të Shqipërisë, trembëdhjetë kilometra nga Korça. Ruan gjurmët e një të kaluare të begatë, duke përfshirë edhe tetë nga kishat më lashta të stilit bizantin dhe manastiret ortodokse”, shkruan La Repubblica më tej.

Ofertat turistike për në Voskopojë, gazeta i cilëson të mira, duke cituar se një suitë në hotel mund ta gjesh edhe me 44 euro.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.