Dita e fëmijëve romë, problem arsimimi dhe strehimi

Postuar në 28 Shkurt, 2012 06:54

Arsimimi dhe strehimi janë disa nga  problemet më shqetësuese të fëmijëve romë në Tiranë. Ndër vite janë premtuar politika favorizuese, në  reduktimin e këtyre fenomeve, por ende sot evidentohen shumë raste, të  fëmijëve romë që për arsye ekonomike detyrohen të punojnë në  moshë shumë të vogël në rrugë, punë nga më të ndryshmet, duke braktisur shkollimin e tyre. Kryetari i bashkisë Lulëzim Basha në një takim me fëmijë romë, ka  premtuar se do t'ju jap fund këtyre problemeve, nëpërmjet nismave konkrete që do  të ndërmerren.

Këto nisma do të mbështeten dhe nga UNICEF i cili së fundmi ka  përfunduar edhe një raport mbi situatën aktuale të fëmijëve romë në vendin tonë. Problematika sipas UNICEF është më shumë tek familjet rome në zonat urbane, të cilat vuajnë nga një varfëri e skajshme.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.