Zhvlerësim i ri nga S&P. "Greqia në falimentim selektiv"

Postuar në 28 Shkurt, 2012 06:53

Qeveria e Athinës përballet sërish me prova të vështira, ndërsa agjencia  Standard and Poor's e ka klasifikuar "në faliment selektiv", pas marrëveshjes me kreditorët privatë për shkëmbimin e borxhit.

S&P thotë se termat e kësaj marrëveshjeje janë bërë shkak për këtë zhvlerësim të ri të situatës në Greqi, ndërsa vendi kishte statusin "pavlerë", në gjykimin e mëparshëm të agjencive. Bankat dhe firmat e tjera financiare ranë dakord të shkëmbejnë bonot në zotërim më të tjera që vlejnë shumë më pak, duke marrë përsipër 70 për qind humbje. Lajmi i mirë është se nëse shkëmbimi përfundon me sukses, atëherë Greqia mund të rritet në vlerësimin financiar deri në nivelin e tre C-ve. Sipas ministrisë së Finnacave në Athinë, kursi i shkëmbimit nuk do të ketë ndikim mbi sistemin bankar, pasi cdo efekt i mundshëm në likujditete është rregulluar përmes Bankës së Greqisë.

Por një javë tjetër vendimtare do të jetë kjo edhe në nivelin ndërkombëtar për Athinën. Pasi parlamenti gjerman miratoi paketën e dytë të ndihmës për Athinën, të hënën, kjo e fundit mban frymën për dy votime të rëndësishme, atë në parlamentin holandez dhe finlandez. Këto dy vende kanë qenë tepër kritike ndaj Athinës, duke kërkuar madje si kolateral për ndihmën monumentet historike të vendit. 

Gjithashtu, një minitakim i Eurogrupit, të enjten kërkon nga autoritetet të bëjnë progres sa i takon marrëveshjes së shkëmbimit të borxhit dhe shkurtimeve buxhetore. Qeveria Papademos pritet të miratojë reforma të reja, ndërsa në parlament kalojnë sot masat e reduktimit të rrogave dhe pensioneve.

 

Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.