Komisioni Europian: Eurozona do të bjerë 0.3 % këtë vit

Komisioni Europian parashikon që ekonomia në Eurozonë do të bjerë me 0.3 për qind gjatë këtij viti. Në parashikimin e shkuar në muajin nëntor, thuhej se këtë vit ekonomia do të rritej me 0.5 përqind, ndaj lajmi i sotëm ëshët tejet i zymtë.
"Ngecja e rimëkëmbjes në fundin e vitit 2011 do të vazhdojë edhe në 6 muajt e parë të 2012",-thuhet në një deklaratë të Komisionit, në të cilën theksohet se blloku 17-anëtarësh do të ketë një recesion të lehtë dhe se shihen shenjat e stabilizimit.
Greqia do të jetë vendi që do të vuajë rënien më të madhe ekonomike, me 4.4 për qind. Belgjika, Spanja, Italia, Qiproja dhe Holanda, janë në listën që do të kenë rënien më të madhe. Sa i takon gjithë BE-së, ekonomia për këtë vit nuk do të ketë ndryshime.
Albanian Screen
Add new comment