Ndahen për të mbijetuar, familja Tota në varfëri ekstreme

Postuar në 19 Shkurt, 2012 06:05

Fatit me ikje nuk mund t?i shmanget i varfëri. Në kërkim të një moti pak më të butë familja Tota është ndarë në dy pjesë. Katër fëmijë i janë drejtuar Tiranës, jo për të kërkuar një jetë më të mirë, por për të mbijetuar. Pamundësia për të siguruar ngrohje në këtë dimër të acartë i detyroi prinderit që 4 fëmijë t?i dergonin tek të afërmit, ndërkohë ata të dy bashkë me më të voglin e tyre vijojnë të qëndrojnë në Kukës, në një dhomë të pushtuar nga lagështira. E zonja e shtëpisë ka mundësuar një arredim që të tmerron: legena dhe kova në cdo pjesë të kësaj dhome për të mbledhur ujin që rrjedh nga tavani i mbushur me dëborë.

Peripecitë e kësaj familje nuk kanë reshtur kurrë. Kryefamiljari Gani Tota pas 15 vitesh burg në vitet e diktaturës tashme është i sëmurë dhe në moshë jo aktive për punë dhe pensioni që merr nuk i mjafton as për ilace.

"Na shkoj ters jeta nëpër burgje, dhe jam fukara. Nuk di çtë them, as bukë thatë nuk dalin ato lekë", tha Gani Tota, kryefamiljari.

Bashkeshortja Hyrie, thotë se në këto kushte ajo jeton prej vitesh por as në këto ditë të vështira kur në tërë qarkun e Kukësit janë shpërndarë pako ushqimore, familja e saj nuk ka perfituar asgjë. 

"Si të jetojmë, më keq s?ka ku të shkojë. Ujë jo, para jo, punë jo. Ne jetojmë me një pension. Jemi 8 vetë në familje. As bukë thatë nuk dalin", thotë Hyrie Tota, e zonja e shtëpisë. 

Zona ku jeton kjo familje njihet si zona e familjeve të varfra ,familje që në 20 vitet e fundit kanë ardhur nga fshatra të thella të rajonit të Kukësit.Nivelin e varfërisë në bashkinë Kukës e tregon qartë numri prej rreth 2100 familjeve të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, ndërkohë që rreth 600 persona trajtohen me pagesë papunësie.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.