Paratë e emigracionit grek, përfituese Shqipëria

Postuar në 20 Shkurt, 2012 05:07

Gjatë krizës, Greqia, nga vend që thithte të ardhura nga jashtë kufijve, është kthyer në eksportues remitancash. Se ku ka mbërritur një pjesë e mirë e kësaj shume mund të kuptohet lehtë, duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dhe veçanërisht ritmit të rritjes së depozitave në valutë të huaj nëpër bankat tona tregtare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, norma vjetore eritjes së depozitave në valutë për gjysmën e parë të vitit 2011 ishte 21%. Në fund të muajit nëntor kjo normë rritjeje ra në 14.1%, 7 pikë përqindjeje më pak se gjatë fazës së parë të vitit 2011. Po aq domethënës është fakti, se rritja e depozitave në valutë është dukshëm më etë se ajo e depozitave në lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë kanë shfaqur një rritje vjetore të qëndrueshme prej rreth 11.2%. Nga të dhënat zyrtare të Bashkimit Evropian, rezulton se pjesa më e madhe e 1.1 miliardë eurove që dolën gjatë vitit 2010 jashtë Greqisë kanë pasur destinacion Shqipërinë.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.