Greqi, masat e reja, sindikatat thirrje për tubime proteste

Postuar në 19 Shkurt, 2012 06:20

 Një tubim proteste do të zhvillojnë sot në mëngjes sindikatat e punëtorëve të sektorit privat dhe publik në Greqi, në moton “për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e demokracisë". 

Kreu i sindikatave të sektorit provat iu bëri thirrje punëtorëve që të marrin pjesë në masë në këtë tubim, dhe foli për nevojën për të krijuar një lëvizje të re popullore. 

“Punëtorët, të papunët dhe pensionistët po përballen me sfidën e fundit. Me uljen e pagave dhe pensionet, ligjin për heqjen e marrëveshjeve kolektive të punës etj", tha kryetari i sindikatave të sektorit privat dhe i bëri thirrje punëtorëve të lufton "për të shpëtuar institucionet dhe të drejtat e punës." 

Zëdhënësi i lëvizjes PAME theksoi se "punëtorët në të gjitha fushat e punës duhet të përpiqen për të parandaluar zbatimin de facto e masave të reja nga punëdhënësit." 

Protesta zhvillohet një ditë para mbledhjes së Eurogrup, kur Athina zyrtare pret që të miratohet programi i dytë i ndihmës prej 130 mld Euro. 

Beteja e radhës e Greqisë zhvillohet në mes të marsit, kur asaj do t'i duhet të shlyejë hua në formë eurobondesh, me vlerë 14,5 miliardë euro. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.