Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë/ Zjarr në një apartamenti në qendër të qytetit, asfiksohen familjarët

Postuar në 13 Tetor, 2014 05:23

Është përfshirë nga flakët një apartament në qendër të qytetit të Lezhës. Në të ka pasur njerëz, të cilët janë asfiksuar dhe janë dërguar me shpejtësi në spital. Zjarrfikësit kanë bërë përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe ende nuk ka informacion nga se është shkaktuar zjarri.

Ndërtimet pa leje, INUK: Aksion në segmentin rrugor Tiranë-Vaqarr.

Postuar në 13 Tetor, 2014 03:27

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të nisë sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në segmentin rrugor Tiranë-Vaqarr. Aksioni i ditës së sotme do të përqendrohet nga dalja e Kombinatit në kryeqytet e deri tek Ura e Beshirit.
 
Sipas INUK, në aksionin e ditës së sotme parashikohet të prishen ndërtimet e paligjshme në të dyja anët e rrugës. 

Subashi: Çefa e Lelçaj, asnjë vendim për magjistratët në vite!

Postuar në 13 Tetor, 2014 03:25

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për të verifikuar punën e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa, dhe të anëtarit tjetër Lulzim Lelçaj, u mblodh sot në seancën e radhës në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dokumentacioni i dërguar nga KLD në lidhje me veprimtarinë e tyre, ndërsa të enjten Çefa dhe Lelçaj do të jenë prezent para Komisionit për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me pretendimet e mazhorancës për të cilën ata do të kërkojnë dhe shkarkimin e tyre në Parlament.

Bombë? Kinezi vë në alarm Rinasin, harroi çantën me vegla.

Postuar në 13 Tetor, 2014 03:22

Një valixhe me vegla elektrike e harruar në tualetin e aeroportit “Nënë Tereza” alarmoi policinë përreth gjysmë ore, pasi fillimisht u dyshua se mund të bëhej fjalë për bombë. Valixhja në fjalë i përket një pasagjeri kinez, i cili kishte zgjedhur të udhëtonte jashtë Shqipërisë përmes aeroportit të Rinasit.

Pas kontrollit që bënë ekspertët antieksplozivë rezultoi se në valixhen e dyshimtë ndodheshin vegla pune.

Të gjitha hyrje-daljet u bllokuan dhe holli u boshatis nga pasagjerët dhe qytetarët që merrnin shërbime për të shmangur rrezikun nga një kërcënim i mundshëm.

Franca: Jo më refugjatë shqiptarë Shqipëria vend i sigurt origjine.

Postuar në 12 Tetor, 2014 14:54

Këshilli shtetëror i Francës, me propozim të Zyrës për refugjatët, ka vendosur të rendisë vendin tonë në listën e “vende të sigurta të origjinës”. Praktikisht kjo masë e fundit e qeverisë franceze përkthehet si një vendim që bllokon mundësinë e refugjatëve shqiptarë të marrin statusin e azilantit, pasi Shqipëria cilësohet si vend i sigurt.
 

Korçë, konflikt mes të rinjve për ...mollë, vritet me thikë 19 vjeçari.

Postuar në 12 Tetor, 2014 14:52

Një 19 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Devoll të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta me një 20 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Baban të rrethit të Devollit, ku viktima është Muhamet Çela po nga fshati Baban.

Autobusi Kombinat-Kinostudio përplaset me makinën,plagosen 2.

Postuar në 12 Tetor, 2014 14:51

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur me një makinë, dhe si rezultat kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Pallatit me Shigjeta” , ku autobusi i linjës është përplasur me një automjet tip Opel. Për pasojë kanë mbetur të plagusor Bamir Konda 42 vjeç dhe Flora Pogani 38 vjeç që të dy banues në Elbasan, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Nga të dhënat e para mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Berat, Rama:Kush s’pranon të punojë i hiqet ndihma ekonomike.

Postuar në 12 Tetor, 2014 10:53

Kryeministri Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj kanë inauguruar ditën e sotme, zyrën e re të punës në qytetin e Beratit.

Humbi familjen nga përmbytjet tani shqiptari ndihmon të tjerët.

Postuar në 12 Tetor, 2014 10:52

Ndërsa pjesa veriore e Italisë, sidomos qyteti i Xhenovas vijon të vuajë pasojat e motit të keq, mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë shqiptarit Flamur Djala.
 
Në përmbytjet e vitit 2011 ai ka humbur gruan dhe dy vajzat e tij, por tani ka gjetur forcën për të jetuar e madje ndihmon të tjerët. Corriere della Serra shkruan se tre vjet pas tragjedisë tani shqiptari ndihmon të tjetër në këtë katastrofë në Xhenova.

Itali, kapet ish ushtaraku shqiptar Drogë dhe një karrierë e shkëlqyer.

Postuar në 12 Tetor, 2014 10:50

Një ish ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare që ka marrë pjesë dhe në misione paqeruajtëse ndërkombëtare në  Afganistan dhe Irak është arrestuar në Pavia të Lombardisë. Karabinierët i gjetën gati 2 kg marijuanë në makinë dhe 200 gr kokainë në banesë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara