Franca: Jo më refugjatë shqiptarë Shqipëria vend i sigurt origjine.

Postuar në 12 Tetor, 2014 14:54

Këshilli shtetëror i Francës, me propozim të Zyrës për refugjatët, ka vendosur të rendisë vendin tonë në listën e “vende të sigurta të origjinës”. Praktikisht kjo masë e fundit e qeverisë franceze përkthehet si një vendim që bllokon mundësinë e refugjatëve shqiptarë të marrin statusin e azilantit, pasi Shqipëria cilësohet si vend i sigurt.
 
“Këshilli i Shtetit ka vlerësuar se Shqipëria ka institucione demokratike. Ajo është pjesë në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Po ashtu janë ndërmarrë dhe masa në luftën kundër korrupsionit dhe reforma në ligjet penale dhe civile që pritet të forcojnë mbrojtjen e lirive themelore”- theksohej në vendimin e Këshillit të Shtetit francez.
 
Gjithashtu sipas nenit L. 741-4 të Kodit për Hyrjen dhe Qëndrimin për të Huajt dhe Azilin në Francë, një vend konsiderohet i sigurtë në qoftë se sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimi i ligjit dhe të të drejtave të njeriut e lirive themelore.
 
Në bazë të këtij neni ky vendim përbën një lajm pozitiv për punën e qeverisë Rama dhe gjithashtu mbi imazhin e vendit tonë në Europën Perëndimore. Por duke patur parasysh se, sipas statistikave të Eurostat, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë ndër vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Europian, ky vendim është një bllokadë për marrjen e azilit dhe për shumë shtetas shqiptarë të prekur “në origjinë” nga rreziqe dhe problematika të ndryshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.