Berat, Rama:Kush s’pranon të punojë i hiqet ndihma ekonomike.

Kryeministri Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj kanë inauguruar ditën e sotme, zyrën e re të punës në qytetin e Beratit.
Kryeministri Rama u shpreh se tyreve persona që u ofrohet punë dhe nuk do ta pranojnë atëherë do t’u ndërpritet edhe ndihma ekonomike. Më tej ai shtoi se dëshiron që gjithkujt t’i ofrohet një punë.
“Kujt i ofrohet punë dhe nuk pranon nuk i ofrohet me ndihme ekonomike. Duam që gjithkujt t’i ofrojmë një punë.” – tha Rama.
Nga ambientet e Zyrës së re të Punës në Berat, ministri Veliaj u shpreh se janë shumë pranë premtimit se do të hapen 12 zyra të reja pune. Sipas ministrit Veliaj kjo është zyra e 9 e hapur në shkallë vendi.
“Në një kohë rekord prej 9 muajsh, kemi arritur që të hapim 9 zyra pune në të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë afër premtimit tonë që brenda vitit të parë qeverisës të hapim 12 zyra pune në të 12 qarqet e vendit. Projekti i zyrave të punës nuk është një ishull i veçantë, por është i lidhur me disa reforma të tjera. Ndaj, më vjen mirë që çdo drejtor i zyrës së punës është pjesë e bordit të shkollave profesionale, që nxënësit të cilët mbarojnë shkollat profesionale, të jenë të parët për mundësi punësimi nëpërmjet zyrave të punës”, deklaroi Veliaj gjatë përurimit të zyrës së punës në Berat.
Add new comment