Subashi: Çefa e Lelçaj, asnjë vendim për magjistratët në vite!

Postuar në 13 Tetor, 2014 03:25

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për të verifikuar punën e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa, dhe të anëtarit tjetër Lulzim Lelçaj, u mblodh sot në seancën e radhës në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dokumentacioni i dërguar nga KLD në lidhje me veprimtarinë e tyre, ndërsa të enjten Çefa dhe Lelçaj do të jenë prezent para Komisionit për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me pretendimet e mazhorancës për të cilën ata do të kërkojnë dhe shkarkimin e tyre në Parlament.

Duke u ndalur tek dokumentacioni i paraqitur nga institucionet, deputeti Subashi tha se “materiali është fotografim i gjithë çka është vërejtur nga dokumentacioni”. Më tej deputeti Subashi është ndalur tek shkeljet duke u shprehur se emërimi i magjistratëve nuk është futur në rend dite duke u lënë në heshtje, gjë që sipas tij ka bërë që të vihet në lëvizje ministri Naço në fund të vitit 2013.
 
Subashi tha se në një rast në Tiranë, KLD e ka bërë shpalljen e vendeve vakante pa propozim të ministrit të Drejtësisë.
 
Duke u ndalur tek mosemërimi i kryetarëve të gjykatave, Subashi tha se është shkelur procedura për velrësimin e kandidatëve.
 
“Disa gjyqtarë kanë paga të prapambetura. Mosmarrja në shqyrtim kërkesës së Shpresa Beçajt, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë ende s’është marrë në shqyrtim. Ka zvarritje për vendimet e gjykatave, edhe pse është konstatuar se punojnë mbi organikën e tyre” tha Subashi.

Ndërsa deputeti Braho tha se tashmë është regjistruar në Prokurori një kallëzim penal për veprimtarinë e Elvis Çefës në AKKP, duke u shprehur se lidhur me këtë çështje kanë nisur hetimet.
 
Nënkryetari Çefa dhe anëtari Lelçaj do të paraqiten në Komision në mbledhjen e të enjtes për të paraqitur argumentet e tyre përsa i përket akuzave të ngritura se ata kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas axhendës të miratuar në Komisionin Hetimor, Çefa dhe Lelçaj do të kenë mundësi që të parashtrojnë argumentet e tyre njëlloj si në bankën e të akuzuarve në Gjykatë ku do të kërkojnë kohën e nevojshme për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj të dyve.​Ajo që bëhet me dije nga Kuvendi është fakti se të dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet “Live” ku të transmetohet në mënyrë direkt çdo zhvillim nga mbledhja.

Materiali i paraqitur nga deputetët nënshkrues
Në materialin prej 12 faqesh, fillimisht deputetët nënshkrues nxjerrin në pah faktin se gjyqësori sot gjendet i vlerësuar gjerësisht si i korruptuar. Ndërsa nuk është ushtruar as vullneti i besuar nga Kuvendi, duke u bërë pjesë e shkeljeve të rënda në KLD. Kërkesa nis me firmën e kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe rendit njëra pas tjetrës 10 shkeljet, që, sipas deputetëve, kanë kryer Çefa dhe Lelçaj. Dhe si shkak i tyre propozohet nisja e procedurave të lirimit nga detyra. Argumentimi i shkeljeve të listuara nis me lejimin e konfliktit të interesit, në rastin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni si anëtar i Këshillit drejtues të Magjistraturës, për të vijuar më pas me mos emërimin e gjyqtarëve brenda afateve.
 
Në vijim të argumenteve të dhëna në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit Ilir Meta, renditen edhe shkeljet për mos emërimin e 28 kryetarëve të gjykatave në kundërshtim me ligjin, promovimin e paligjshëm të disa gjyqtarëve dhe emërimin e kryetarëve të gjykatave në kundërshtim me legjislacionin. Keqorganizimi i sistemit gjyqësor, sipas deputetëve nënshkrues të kërkesës për shkarkim të dy anëtarëve të KLD-së ka bërë që disa gjyqtarë të privohen nga marrja e pagave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.