Korçë, konflikt mes të rinjve për ...mollë, vritet me thikë 19 vjeçari.

Një 19 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Devoll të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta me një 20 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Baban të rrethit të Devollit, ku viktima është Muhamet Çela po nga fshati Baban.
Mësohet se shkak i krimit dyshohet të jetë një konflikt banal për vjeljen e mollëve, ku autor i vrasjes është Ervin Spaho 20 vjeç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u shpallur në kërkim. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se viktima dhe autori ishin në rrugën e fshatit Baban gjatë konfliktit, që ka degjeneruar më pas me vrasjen me thikë të 19 vjeçarit. Sipas banorëve të zonës të cilët i njhnin mirë të rinjtë, tregojnë se ata punonin në vjeljen e mollëve, dhe gjithçka mes tyre ka nisur për arsye banale, deri në aktin e krimit.
Add new comment