Bombë? Kinezi vë në alarm Rinasin, harroi çantën me vegla.

Një valixhe me vegla elektrike e harruar në tualetin e aeroportit “Nënë Tereza” alarmoi policinë përreth gjysmë ore, pasi fillimisht u dyshua se mund të bëhej fjalë për bombë. Valixhja në fjalë i përket një pasagjeri kinez, i cili kishte zgjedhur të udhëtonte jashtë Shqipërisë përmes aeroportit të Rinasit.
Pas kontrollit që bënë ekspertët antieksplozivë rezultoi se në valixhen e dyshimtë ndodheshin vegla pune.
Të gjitha hyrje-daljet u bllokuan dhe holli u boshatis nga pasagjerët dhe qytetarët që merrnin shërbime për të shmangur rrezikun nga një kërcënim i mundshëm.
Fluturimet që në këtë ditë janë të shumta nuk u pezulluan, ndërsa nga kryeqyteti në aeroport mbërritën forca të policisë dhe Antiterrori.
Add new comment