Alternative
Rabini me 128 mijë ndjekës i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale
Rabbi Menachem Goldberg. Guidë Suksesi. Mençuri antike për prosperitet modern. Krijo pasuri, vendos qëllimin. Nis shndërrimin tënd.
Bioja informuese. Më poshtë edhe një adresë.
128 mijë ndjekës, foto dhe video ku flitet për rregullat e hebrenjve për t’u pasuruar.
Profili është shumë i gjetur dhe i stilizuar në mënyrë të goditur. Me një ton të qetë dhe pa asnjë lloj agresiviteti, rabini me mjekër dhe vjeshje të hasidikëve, frymëzon.
Sauditët dështojnë me megaqytetin 1.5 trilionë$ në shkretëtirë. Shpresa te data centerat
Një qytet me kulla të larta në, teknologji në mes të shkretëtirës. Projekti u një megaqyteti ideuar nga prisni saudit Mohammed bin Salman ka dështuar. Me synime hiperambicioze në shifrat e 1.5 trilionë dollarëve, aktualisht projekti është shndërruar në një sipërmarrje për ndërtimin e data centerave.
16 mars 1978, dita kur Andreotti u bë Njeri
Massimo Franco sjell në “Corriere della Sera” një episod nga ngjarja madhore e Italisë së pasluftës – rrëmbimi i presidentit të Demokracisë Kristiane, Aldo Moro.
Egjipti hap muzeun e ri 1 miliardë dollarësh në Giza
Egjipti ka inauguruar sot hapjen e muzeut të madh në Giza, për të celebruar kulturën e vet unikale të antikiteti. Muzeu ka kushtuar 1 miliardë dollarë, kap një sipërfaqe prej 470 000 m2, me një eksponat prej 50 000 njësish dhe artefaktesh, përfshirë një statujë kolosale 80 tonëshe të Ramsesit II, dhe një të Keopsit.
Do të jenë 24 mijë m2 sipërfaqe ekspozimi të përhershëm, një muze për fëmijët, 12 galeri kryesore, për periudha që zënë fill nga prehistoria deri në epokën romake.
Monedhë 1$ me imazhin e Donald Trump
Fox News raporton se Departamenti i Thesarit ka propozuar emetimin e një monedhe 1 dollarëshe me imazhin e Donald Trump në të me rastin e festimeve të 250 vjetorit të ShBA.
Propozimi mund tê kalojë pasi Departamenti ka tagrin e emetimit, ndërkohë që një zëdhënës i tij ka sqaruar se megjithëse e majta radikale mbylli qeverinë, vendi po hyn më i fortë në 250-vjetorin e tij
Musk propozon Grokipedian
Biznesmenti Elon Musk njofton se është duke krijuar Grokipedia.
Do të jetë një përmirësim masiv krahasuar me Wikipedian
shkruan Musk në rrjetin “X”.
Në një seri postimesh dhe ripostimesh të përdoruesve të tjerë, Musk ka nisur një fushatë diskreditimi të rrjetit të njohur enciklopedik online që akuzohet për njëanshmëri. Në një intervistë me Tucker Carlson, themeluesi i Wikipedias, Larry Sanger pranon se në hartimin e artikujve të enciklopedisë ka një kategorizim të burimeve duke folur madje për një listë të zezë.
Sindromat e çrregullimeve te njerëzit e pushtetshëm
Në vitin 2009, Lord David Owen, mjek neurolog dhe ish-Sekretar i Jashtëm Britanik, dhe Jonathan Davidson, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke, kryen një studim në lidhje me atë që njihet si sindroma hubris. Për këtë, ata studiuan të dhënat e Presidentëve të SHBA-së dhe Kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar gjatë një periudhe njëqindvjeçare, për të parë nga afër ndryshimin e sjelljes gjatë viteve në pushtet.
Referendumi dhe Populli prodhojnë një Diktaturë
Jean Tulard, i cilësuar si një specialist i shquar mbi figurën e Napoleon Bonapartit, ka publikuar së fundmi një libër mbi ish-perandorin e Francës: “Napoleon, të vërteta dhe legjendat”. Mbi përmbajtjen e këtij libri ai ka dhënë një intervistë për “Marianne”, në të cilën jep disa komente që kanë vlerë për të kuptuar psikologjinë e interpretimit tonë të historisë. Të suksesit në raport me motivet dhe moralin.
Bie në Oqeanin Indian, sonda kozmike sovjetike "Kosmos 482"
Agjencia Ruse e Hapësirës raporton se një anije kozmike e epokës sovjetike është rrëzuar në Gjermani. “Kosmos 482”, pjesë e programit “Venera” në orbitën e Tokës në orën 2:24 – ora e Lindjes - të mëngjesit të datës 10 maj, ose 9:24 të paradites me orën e Moskës. Hyrja në orbitë u gjurmua nga një radar në Gjeramni dhe rënia ndodhi 560 km në perëndim të ishullit Andaman i Mesëm, në Oqeanin Indian.
"Skype" del nga përdorimi më 5 maj
Platforma e komunikimit online, Skype, do të dalë jashtë përdorimit duke nisur që nga data 5 maj. Lajmi është komunikuar nga Microsoft që ka shtuar përdoruesit do të transferohen në Microsoft Teams.
“Skype” u hodh në rrjet në vitin 2003 dhe ishte zhvilluar nga programues estonezë. Në vitin 2005, platforma u ble nga eBay për 2.6 miliardë dollarë, në vitin 2009 u kalua te Canada Pension Plan Investment Board në masën 65% të aksioneve për 1.9 miliardë dollarë dhe në vitin 2011 u ble nga Microsoft për 8.5 miliardë dollarë.
