Sindromat e çrregullimeve te njerëzit e pushtetshëm

Postuar në 14 Maj, 2025 19:29

Në vitin 2009, Lord David Owen, mjek neurolog dhe ish-Sekretar i Jashtëm Britanik, dhe Jonathan Davidson, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke, kryen një studim në lidhje me atë që njihet si sindroma hubris. Për këtë, ata studiuan të dhënat e Presidentëve të SHBA-së dhe Kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar gjatë një periudhe njëqindvjeçare, për të parë nga afër ndryshimin e sjelljes gjatë viteve në pushtet. Ata vunë re se, me kalimin e kohës, lideët me arritje të larta e izoluan veten nga kritikët dhe i mbivlerësuan shanset e tyre për sukses.

Dy studiuesit shpikën termin "sindroma hubris" për të përshkruar kombinimin e dy llojeve të arrogancës: Njëra që lidhet me liderë shfaqin vetëbesim të guximshëm, vizion dhe marrje të rreziqeve dhe tjetra që ka të bëjë me refuzimin për të pranuar këshilla, mungesën e vëmendjes ndaj detajeve, mungesën e gatishmërisë për t’i parë provat dhe për të ndryshuar mendje, krenaria e ekzagjeruar, përbuzja për të tjerët, mungesa e frenimit dhe distancimi nga realiteti.

Studiuesit arritën në përfundimin se nuk është suksesi kusht për zhvillimin e sindromës hubris, por vetë pushteti. Sa më i madh të jetë pushteti dhe sa më gjatë të ushtrohet, aq më shumë ka gjasa të zhvillohet sindroma e arrogancës. Me fjalë të tjera, pushteti korrupton. Sa më gjatë të jenë në pushtet udhëheqësit, aq më e lartë është gjasa që ata të zhvillojnë sindromën e arrogancës. Me kalimin e kohës, pushteti shkakton ndryshim të personalitetit.

 

Presidentët amerikanë

Presidenti

Çrregullimi i lidhur me hubris

Dëmtim i dukshëm për të tjerët ose ka kërkuar trajtim

Tipare hubristike

Sindroma hubris

Theodore Roosevelt 1901–09

Çrregullim bipolar

Po

Po

Jo

Woodrow Wilson 1913–21

Çrregullime ankthi, çrregullime të mëdha depresioni, ndryshim i personalitetit për shkak të goditjes në tru

Po

Po

?

Franklin D. Roosevelt 1933–45

Asnjë

Jo

Po

Jo

John F. Kennedy 1961–63

Sëmundja e Addisonit, abuzim me amfetaminat

Po

Po

Jo

Lyndon B. Johnson 1963–69

Çrregullim bipolar i tipit 1

Po

Po

Jo

Richard Nixon 1969–74

Abuzim me alkoolin

Po

Po

?

George Ë. Bush 2001–09

Historia e problemeve që lidhen me alkoolin

Po

Po

Po

 

Kryeministrat britanikë

Kryeministri

Çrregullimi i lidhur me hubris

Dëmtim i dukshëm për të tjerët ose ka kërkuar trajtim

Tipare hubristike

Sindroma hubris

Herbert Asquith 1908-16

Abuzim me alkoolin

Po

Po

Jo

David Lloyd George 1916-1922

Asnjë

Po

Po

Po

Neville Chamberlain 1937-1940

Asnjë

Po

Po

Po

Winston Churchill 194045, 1951-55

Çrregullimi depresiv i madh:

karakteristikat ciklotimike

Po

Po

Jo

Anthony Eden, 1979-90

Abuzim me amfetaminën

Po

Po

Jo

Margaret Thatcher 1979-90

Asnjë

Po

Po

Po

Tony Blair 1997-2007

Asnjë

Po

Po

Po

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.