Detyrimet e prapambetura të "Berishës": 750 apo 350 milion dollarë?

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 11:49

Duke folur sot në Kuvend rreth detyrimeve të prapambetura të qeverisë së mëparshme, Kryeministri Rama tha: “Ja besuam FMN-së skanimin e borxhit, skanimi i borxhit nuk ka mbaruar dhe nga skanimi doli një shifër shumë më e lartë nga ajo që ne kishim paraparë. Ne nuk kemi rritur borxhin, por legalizuam atë borxh që qeveria paraardhëse e mori për kumarin elektoral. Patjetër që do të matemi me fjalët tona, kemi katër vjet për ta bërë këtë, por pasojat keqqeverisjes suaj i kemi përpara në formën e një shkëmbi borxhesh të prapambetura që na ka zënë rrugën dhe duhet ta asgjësojmë, dhe do ta asgjësojmë me këtë buxhet”.

Më tej ai vijoi me këtë listë detyrimesh të prapambetura:

“270 milionë dollarë kontrata të lidhura e të papaguara nga ju.

160 milionë dollarë për rimbursimin e TVSH, i keni lënë aty.

50 milionë për ujin dhe dritat i keni lënë pas.

40 milionë dollarë për financimin e qeverisjes vendore nga ekzekutivi i keni lënë pa financuar.

60 milionë dollarë që duhet të ishin shpenzuar për ndihmëm ekonomik, i shpenzuar për kumarin elektoral.

E me rradhë të tjerat në shumën e 750 milionë dollarëve.”

Por në buxhetin e qeverisë për vitin 2014 parashikohen vetëm 350 milionë dollarë për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të qeverisë së mëparshme.

Pra, i bie që, ose një pjesë 400 milion dollarëshe e “shkëmbit të borxheve të prapambetura” nuk do të “asgjësohet me këtë buxhet”, ose që Kryeministri të mos i ketë bërë mirë llogaritë në fjalimin e tij të sotëm në Kuvend...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Caf Teli (not verified) on

Edvini duhet te shpjegoj perpara se çfare eshte borxhi qe te gjithe e dine se jane parat qe nuk jane paguar per nje pune te kryer nga nje kontraktor,

Financimet e pa kryera nuk jane borxh, dhe aty jane ato 69+40 milion USD, ne se  eshte shprehur drejte dmth si duhet ne financat e shtetit.

Sido qe te jete Berisha nuk este treguar korrekt me buxhetin dhe detyrimet e shtetit ndaj sipermarjes (rimbursimi i TVSH, mos pagimi i punimeve te planifikuara, mos marrj e detyrimeve tatimore nga sipermarja e tj.).

Por Edvini duhet njhere e mire te sqaroi opinionin per ket dhe jo si me larte dhe te tregoj pergjegjesite ndaj ligjit te Buxhetit dhe demin (punimet e kryera nuk jane dem, por interesat e atij borxhi jane dem dhe penal).

Po ashtu duhet te dalin shpenzimet per pune qe nuk eshte kryer.

Submitted by tironc (not verified) on

po bohet dhe edi si sala, tjeter thote e tjeter shkrun...

Submitted by Caf Teli (not verified) on

njelloj jane, veç ilaçet i pijne te ndryshme.

Submitted by Albi (not verified) on

Ne buxhetin e 2014 jo vetem qe nuk llogaritet te pagohet ky borxh i ri qe pretenduar, po as nuk del gjekundi si i llogaritur.

Submitted by respublica (not verified) on

<colgroup><col /><col /><col /></colgroup>

IV

Detyrimet e prapambetura

35,000

Nga te cilat: Detyrimet e infrastruktures

12,000

Detyrimet tatimore

20,000

Te tjera

3,000

Submitted by Gjon (not verified) on

Edi me ekonomine eshte si Nishani me Krishtlindjet, me mire t'ia delegoje Lindes kete pune.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.