Update lajmit “Mbahet sekret kërkesa e Greqisë dhe Maqedonisë”, Dade: Shkelje e rëndë. Dita: E nxorri nga Kuvendi Bogdani

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 05:04

Pas lajmit të mësipërm të Respublica-s “Mbahet sekret kërkesa e Greqisë dhe Maqedonisë për devijimin e rrjedhjeve të sipërme të lumenjve Vjosa dhe Drin”, vijnë të dhëna të reja. Gazeta Panorama ka botuar në numrat e fundit një procesverbal të një mbledhje të Komisionit të Jashtëm Parlamentar ku diskutohen çështje që klasifikohen me sensibilitet kombëtar. Materiali i bërë tashmë publik ka dalë nga një prej deputetëve të këtij Komisioni. Kryetarja Arta Dade e pyetur nga gazeta DITA se çfarë ka ndodhur, konkretisht e quan të papërgjegjshëm këtë veprim të këtij deputeti. “Duke parë se bëhej fjalë për vështirësitë e bashkëkombësve dhe duke qenë një mbledhje mjaft e rëndësishme, vendosëm që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, por dikush na dekonspiruar”, ka thënë ajo në një intervistë për Ditën.Dhe dekonspirimin e ka bërë deputeti i PD-së Bogdani, i cili i ka dhënë procesverbalin  të përditshmes “Panorama”. Dade, me të drejtë flet për pasojat që ka ky akt i papërgjegjshëm, por nuk thotë se si veprohet në të tilla raste që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.Zh.

Intervista e Dades në DITA:

http://gazetadita.al/dade-veprim-i-papergjegjshem-nxjerrja-n...

Shkrimi në Panorama:

http://www.panorama.com.al/2013/12/26/zbardhet-raporti-sekre...

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

E rende eshte qe per çeshtje jetike kombetare popullit t'i mbahen fshehte ca gjera, ku eshte transparenca ketu ?

Submitted by Gjon (not verified) on

Dikush u perpoq te shiste detin dikush po perpiqet te shese lumenjte. Po per te miren e vendit kush do te mendoje ?

Submitted by avatari (not verified) on

nuk kane shitur lumenjte or taj... Po perpiqen ti mbrojne nga devijimi. Lexoni or ju hengert dreqi para se te komentoni, o te papergjegjshem. Yyyyttt e dreq, race budallash

Submitted by Anonimi (not verified) on

Pse i mbajne sekrete keto gjera, nqs duan t'i mbrojne ? Kur Jugosllavia ia kerkoi Enverit, ai i tha po devijuat lumenjte do i zbraz krejt Ohrin dhe Prespen dhe do i kthej ne toke bujqesore. Le t'u kthejne pergjigjen e Enverit dhe te rrime rehat, te merremi me reformat rrenjesore.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ti tari i mencur qe ditke te lexosh, a me thua se kujt i sherben devijimi i lumenjve? Sepse kerkesen e kane bere te tjeret per interes te tyre dhe jo te shqiptareve. Perpara se te fyesh e te besh te diturin informoju or taj. na mbyten keta rilindesit qe dine nga gjithcka aspak. Provo te flasesh me ato qe jetojne ne ato zona e te thone se si jane punet se po tu besojme rilindesve, vaj halli. Meqe po perpiqen per te miren e vendit nuk e kuptoj pse i dogji Arta Dades, dhe cfare kisht eaty per tu fshehur. Tari mjaft shitet llafe, kur do te filloni te punoni?

Submitted by Anonim (not verified) on

keta rilindasit jane nje turme injorantesh qe kane mesuar nga kryetari te bejne 'makiazh', edhe si ata iluzionistet hedhin tym per te bere show, por pas show-t vazhdon germadha e madhe qe ishte e si po duket deri tani po ruhet edhe nga keta bashibuzuket.
DopioStandarti- kur ishin ne opozite nxjerrja sekretit nuk ishte shkelje sot qenka shkelje e rende. Tregoni popullit c'ka ka te beje me territorin shqiptare se dihet qe gjysma e atyre qe jane ne parlament jane spiune qe nuk i sherbejne interesave te Shqiperise

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Arta Dade i jepka interviste gazetes DITA, ose "zysha" i jep interviste gazetes se cunave te zyshes. A e shtron ndonje gazete ceshtjen e transparences, te konfliktit te interesit, se sa kritik ose jo kritik mund te jete DITA kundrejt Arta Dades ne kete rast?

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Rrofte transparence!

Shume e "tejdukshme" kjo qeveria e re.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Devijimi i Vjoses ne Greqi dhe i Drinit ne Maqedoni perbejne rrezikim te sugurise kombetare per Shqiperine. Devijimi i Vjoses per te shtuar nivelin e liqenit te Janines do te conte ne pakesimin e ujerave ne disa zona qe perballen me veshtiresi te medha ekonomike ne Shqiperi, sic eshte ajo e Mallakastres. Pakesimi i ujit do e kthente kete zone realisht ne nje shkretetire tashme te ndotur nga naftenxjerrja. E njejta gje do te ndodhte me rajonet shqiptare pergjate Drinit.

Persa i perket nxjerrjes se sekretit nga komisioni i jashtem, ky veprim eshte i justifikueshem, sepse kjo qeveri nuk ka treguar se eshte e pjekur te marre vendimet e duhura dhe te drejta edhe pa presionin publik. Prandaj, ne kete rast duhet pershendetur rrjedhja e informacionit nga komisioni.

Sa per fjalet e Dades, dihen lidhjet e saj me gazeten DITA.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.