Refuzimi i statusit dhe argumenti i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën Islamike

Faqja “e-zani” që përfaqëson një rrymë të mendimit islam shqiptar, ka sjellë sot një opinion të Elton Hatibit i cili merret me pohimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, sipas të cilit “Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat për në BE, për shkak të anëtarësimit në Konferencën Islamike”. Në fakt, artikulli i Hatibit hapet me një stigmë ndaj Metës, pasi titullohet “E vërteta e floririt”, për t’ia nisur me një fjali që prezanton shumëçka: “Është e mirënjohur për publikun e gjerë shprehja ”djalë flori”, shprehje që i dedikohet ndonjë njeriu të mirë, të shkathët dhe altruist, i cili lehtëson hallin e dikujt, angazhohet pa ndonjë përfitim vetjak në ndihmë ndaj tjetrit..”. Më tej Hatibi lëvron me një gjuhë të përpunuar profilin e Metës si politikan që vjen nga Skrapari, afër Malit të Tomorrit dhe që i përket tarikatit bektashi, ngritur në piedestal politik edhe nga thirrjet oshëtuese “Ilir Meta e vërteta” të emetuara nga selia e partisë së tij, LSI. Thelbi i shkrimit është i qartë: ai rimerr atë mjegull akuzash që qarkon figurën e kreut të LSI-së për të nënvizuar se pohimi i tij për statusin dhe refuzimin e tij për arsye të qenies në KI, në dritën e një korrupsioni të skajshëm, që përfaqësohet dhe mishërohet në një pjesë nga Meta, nuk qëndron. Hatibi flet për një llloj konformizmi të politikës sonë ndaj asaj që është Islamofobia e Europës, për të mbyllur shkrimin e tij me një fjali që thotë shumë: “Kemi gjashtë muaj kohë për të ç’anëtarësuar Shqipërinë nga flirtimet jashtëkontinentale, për t’i hapur udhë integrimit të shumëpritur, ose të mësojmë ndërkohë që arsyeja e dështimit të tashëm është diçka që pret arkeologët për t’u zbuluar”( http://www.e-zani.com/2013/12/26/e-verteta-e-floririt/). Një tjetër autor, Anton Cara, më 23 dhjetor ka publikuar një shkrim me një titull edhe më domethënës: “Dridhe Like me Konferencën Islamike”. (http://www.e-zani.com/2013/12/23/dridhe-like-konferencen-isl... )Pa shumë diplomaci, por shkurt dhe thjesht, Cara shprehet se: “Ky zotëri është akuzuar për vjedhje me pamje (e jo me llafe), kur ishte numri dy i qeverisë Berisha-Meta e, megjithëse i zënë me presh në duar, ka dalë i pafajshëm, natyrisht. Nuk është për t’u habitur që sistemi i drejtësisë përbën një nga provimet ku kemi mbetur për vjeshtë përjetësisht gjatë tranzicionit tonë drejt BE-së”. Dhe si argument të vetin se pjesëmarrja në KI, nuk e prek Shqipërinë, sillet kabllogrami 06TIRANA602 që thotë: “Z. Besnik Mustafaj ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mendimin e ambasadores amerikane nëse Shqipëria duhej të largohej nga kjo organizatë, gjë për të cilën ambasadorja u përgjigj se, ndonëse anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare është vendim kombëtar, SHBA-ja e vlerëson si pozitiv faktin që OKI ka një anëtar të moderuar dhe të përgjegjshëm”. Reagimi mund të shihet se paraqet një ndjeshmëri dhe një gjendje “duale” ku ndodhet shoqëria shqiptare. Nëse politikanë të saj thonë se në BE nuk hyjmë se jemi në Konferencën Islamike, është e kuptueshme që shumëkush do nxitet të kërkojë daljen nga kjo e fundit. Por a mund të kalojë një gjë e tillë pa reagime? Dhe a duhet bërë një akt i tillë? Duket se jo, pasi segmente të ndryshme të shoqërisë, jo të vogla, zhvillojnë identifikime të ndryshme. Ndaj kjo e Konferencës Islamike, sipas gjasave, do kërkojë takt edhe kur të hidhet nga politika si një alibi për veton periodike nga BE-ja. Fundja ishte po politika që na çoi në KI, kur shqiptarët kërkonin vetëm Europën.
s.z
Comments
Shqiperia me politikane te
<p>Shqiperia me politikane te tille qe ka pasur keto 22 vite e kusur nuk e meriton te jete anetare e asnje Organizate sepse eshte nje shtet palaco. Vetem African Union eshte vlere per kete Republike. </p>
Une do te thoja qe shtete
<p>Une do te thoja qe shtete palaço jane te gjitha shtetet me laicitet te perdhunuar ku feja ben ligjin, duke filluar nga Greqia & Serbia talebano-ortotokse, tek Turqia erdogano-salafite e deri tek Shqiperia e shkelur me kembe nga te treja besimet e pista fetare! Laiciteti eshte nje vlere e vyer per njerezit dhe si e tille nuk duhet negociuar per asnje arsye me klerin!</p><p>Sa per anetaresimin ne BE, nuk do ta kerkoja me kaq ngulm sepse asgje te mire s'do t'i sillte Shqiperise; siç nuk i solli asgje te mire Rumanise e Bullgarise - vende ku shumica derrmuese e popullsise jeton ne mjerim. Shqiperia duhet te sistemoje pushtetin e pavarur juridik te derrmuar nga Sali serbi; duhet te sistemoje shtetin social dhe duhet te investoje ne ndermarrjet publike; kur kjo te ndodhe, s'do te jete Shqiperia qe do t'i lutet Europes po kjo e fundit Shqiperise! Kjo BE e ndertuar nga masoneria e bankiereve, industrialisteve dhe financiereve te medhenj sioniste, eshte nje bashkesi kusaresh qe popujve te vegjel e pa influence u sjell vetem mjerim!</p>
Kjo eshte nje nga pengesat
<p>Kjo eshte nje nga pengesat kryesore dhe te tjera qe vijne nga pas</p>
Add new comment