Llogaritë e Ramës, shkrimi i saktë i Panoramës, dhe autori që mungon!!!

Dje, kryeministri Rama ka marrë takime me biznemenë të vegjël të kryeqytetit. Është fjala për ata biznesmenë që qarkullojnë jo më shumë se 2 milionë lekë në vit, dhe Rama u bëri atyre ca llogarira me “laps në dorë”. Në Panoramën e sotme ishte publikuar një shkrim, në të cilin nxirreshin në evidencë ca pasaktësira të kryeministrit. Ky i fundit fliste me këtë kategori biznesmenësh, por llogaritë tek-tuk i bënte si të kish përpara dy biznemenë të një kategorie tjetër, me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë.
Shkrimi ishte shumë i korrekt dhe i argumentuar. Kisha kohë pa lexuar një shkrim të tillë, ku bëhen arsyetime mbi shifra e fakte. Por më bën përshtypje një gjë. Shkrimi (ju ftoj që ta lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/12/20/rama-gafe-me-llogaritjen-e-taksave-per-biznesin-e-vogel/) nuk kish emrin e autorit as në versionin print, as në versionin online. E çuditshme, apo jo? Pse të mos ketë emër autori një shkrim, që i bën nder gazetës?
Por pavarësisht nga fakti Rama që mbytet me një pikë ujë kur është puna te shifrat, qëndron nënvizimi i tij se taksat janë ulur për biznesin e vogël. Një nënvizim të tillë s’do ish keq ta bënte dhe autori invisible i Panoramës.
M. Nano
Comments
Nano, je xheloz qe autori

Nano, je xheloz qe autori shkruan me mire se ti. Ah bucko, bucko.

Shkrimin e ka bere Luli Basha

Shkrimin e ka bere Luli Basha o Muci :)

Kaq miop je, nuk e sheh Lulin ne "kendin" e tij te perditshem ne Panoramen e Fanes aty diku ne te majte te "titullit te madh" (ose madheshtor? :)

Perdite nga nje lajm te vockel me foton e Lulushit, ne Panorama. Interesant eshte qe ka lexues te majte - thone :). Eeeeh, si ngatarrohen gjerat ne kete katundthin tone. Ja, as Muci nuk i kupton dot :)

Ne te tilla raste,

Ne te tilla raste, rendesi ka mesazhi qe jep kryeministri, jo saktersia e llogarive. Mesazhi u dha ne TV, dhe askujt nga shikuesit nuk i shkoi mendja te bej llogari. Por te gjithe moren mesazhin se per biznesin e vogel do te kete ulje te ndjeshme te taksave...

A ka vertet biznese me xhiro

A ka vertet biznese me xhiro vjetore me pak se 2.000.000 lek ne vit!!?

Beni llogari qe keta bejne nje xhiro prej 16666 leke ne muaj!?

Aq me teper ne Tirane cilet jan keta biznese me 170000 leke te vjetra xhiro?Cfar shesin ata se dhe me fara luledielli ben me shume xhiro.Dhe lypsit ne Tirane e bejn nje 10000 lekshe te vjeter ne dit.

Keta jan te gjithe evazore te taksave.

Kjo qe kerkoni ju te

Kjo qe kerkoni ju te respublika tregon vecse mentalitetin tuaj per te personifikuar cdo gje. Ky personifikim sjell ne keto rezultate qe po na lene pa BE dhe po na shkaterrojne si shoqeri. Vajtet e votuat Edi Ramen duke e ngritur ne qiell si mesia i ri., pamvarsisht se Edi Rama ka si nr. 2 Gramoz Rucin. Pavarsisht se Edi Rama mban ne krah Erion Bracen e Ballen qe jane ne ate Parti vetem per propagande e mashtrime nga me bajatet. Pamvarsisht se ne sfond mbajne Enver Hoxhen dhe pavarsisht se me vitet te tera e nxine dhe e perfolen Shqiperine anekend botes dhe tani pa pike turpi sulmojne BE-ne se po u thote "po ju na thate se Shqiperia eshte e korruptuar dhe e bastarduar si shoqeri, cfare doni atehere, pse kerkoni status ...me punen e tjetrit?"

E cfare do beni sikur ta dinit se kush qendron prapa? kaq keq qenkeni katandisur me ato "ekspertet tuaj te famshem tip Zaloshnja sa te kerkoni me qiri eksperte te rinj? E per cfare? per ti denigruar e masakruar me blozen tuaj qe degjojme sot e 20 vjet, ky eshte filani dhe flet keshtu se eshte i PS-se apo PD-se? A e dini ju se robt kane frike te dalin sheshit e te thote ja kush jam une qe dua te shpreh vetem nje mendim te pavarur? A e dini ju se robt e kane kuptuar se po te flasin me emer e mbiemer vetem raprezalje do tu ndodhe ne jeten e karrieren e tyre private? pse? sepse sado te drejta te jene ca mendime ju do ti gjenit dicka ne biografi qe do ta sulmonit e shkaterronit ate sa here qe do te dilte ne publik! Po sikur te jete nje person qe punon ne administrate sot a e dini se mund te flaket ne rruge neser me arsyen qesharake "reformim te administrates?

Autorit i syrgjeroj te qendroje enigmatik sepse askush nuk ka pa hajer nga te pozaunit me emer ne publik ..per nje mendim te lire nuk ka vend ne nje vend kucederish e te cmendurish!

Kev

Mire si piktor qe nuk qullosi

Mire si piktor qe nuk qullosi gje, edhe pse ishte fusha e tij e studimeve, por tani ,qe improvizohet ne rolin e llogaritarit, ben nga ato profka qe edhe profesori me zemergjere do ta ngelte pa ngurrim per ne vjeshte. Sa besueshmeri mund te kete nje kryeminister qe nuk eshte ne gjendje te shpjegoje ne menyre elementare politiken fiskale te qeverise qe kryeson? Kushedi se cfare note do t'i vere vetes Rama ne 100 diteshin e qeverisjes? Ne nje gje ka te drejte Sali Berisha, Rama nuk ia ka haberin ekonomise.

Emri aty eshte mor zoterinj,

Emri aty eshte mor zoterinj, Redi Gjuzi......Sa per gafat ne arithmetike te Edvin Kristaq Rames, mos u cuditni fare, Shqiperia eshte katandisur si nje shkolle 8-vjcare katundi qe kur mungon mesuesi i arithmetikes, lenden shkon dhe e zhvillon mesuesi i VIZATIMIT.........

Shkrimin me siguri e ka bere

Shkrimin me siguri e ka bere Red GJuzi dhe Red Gjuzi nuk shkrun me emer se nuk i do trapi dhe mire e ben, cte bejme tani mos ta nxjerrim shkrimin :)

O Muc, po pse nuk ben

O Muc, po pse nuk ben evidentimin tjeter ti: qe Rama nuk po takson me shume bizneset shume te pasura! Per shembull Bankat e huaja, plus Amc, Eagle, Vodafone, Albtelecom, Bechtel, Kurum, etj....

Mos kerkoni fajtore tek te

Mos kerkoni fajtore tek te tjeret, o njerez!

Dhe, as ti Mustafa, here pas here i levdueshem, mos kerko autore te vertetash ne nje shoqeri te sunduar nga Shteti/Pushtet dhe Intelektualet/Jesmenë...

Por, te mos fajesojme veten: ne jemi ata qe jemi. Sapo kemi dale nga diktatura, kaq gje duhet ta pranojme. Qeverite e deritanishme kane qene vazhduese te pafuqishme te po asaj fryme. Ato nuk e kane dashur dhe as e kane promovuar qytetarin e lire.

Nuk na kane mundesuar ta njohim dhe as ta duam Shtetin: shteti nen komunizem ishte pushtet. Keshtu mbeti edhe ne tranzicion.

Ishim pa prone, pra pa dinjitet, nuk na lejuan te beheshim qytetare. Sepse s'ishim as te lire. Roberit nuk kane si ta duan shtetin. Ende nuk na e kane kthyer pronen, pra as lirine. Ndaj dhe shqiptaret akoma nuk mund ta duan shtetin e tyre.

Ed Rama, "Rama i Refleksioneve", nuk mbetet dot i tille, ne momentin kur behet kryeminister. Sepse ne e pelqenim per cfare thoshte, por nuk jemi gati ta mbeshtetim, kur ai fillon te veproj.

Sepse as ai nuk eshte deri ne fund i sinqerte, se e ndjen po te sillet i hapur per gjithcka, bje brenda dites, edhe prej te veteve, te koalicionit apo te partise se vete, qe edhe per te, si per cdo mendje te hapur eshte nje parti dhe aq...

Por edhe ne, shqipot e thjeshte fare, mbetemi "roberit qe duan ta kene enderr lirine, por jo te marrim e ushtrojme meritat e pergjegjesite e qytetarit te lire". Kete e ndjejme te gjithe, por jo gjithnje e themi, dhe na vjen plasje po te na e thote kush tjeter!

Ku i kemi intelektualet?!

Nuk kemi, se jane po ata qe brohorisnin Berjoshen, dhe jane gati te brohorasin Ramen, qe ky te burgos berishen, kur zgjidhja nuk eshte kjo. Madje, nuk se eshte problem i madhe qe pothuaj tere botuesit e shtypit e Medias se Tiranes eshte po aq pergjegjese sa edhe politikanet qe kane marre pushtet: e kan ndare bashke pushtetin, i kane ndare ne pjese vilat, ua kane dhuruar edhe ca intelektualeve me emer, qe te mos flasin, qe te heshtin. Dhe keta lloj intelektualesh kane heshtur, ose kane folur kur u zihej dritarja e sehirit qe benin mbi shqiperine tradicionale me pushtet te forte e qytetare te dobet!

Zgjidhja eshte te bejme Shtetin.

Nga ta fillojme? Te verifikohet pasuria e madhe Kombetare. Te listohen pronaret formale te saj. Do shohim se si kane mashtruar politikanet e shtetaret shqiptare te tranzicionit. Do dalin emrat e Te Aferteve dhe Rojeve te tyre! Ata jane thjesht maskat e Berishes, por ta merr mendja edhe e te tjereve, Majtas e Djathtas. Shteti tua marre kete prone, dhe ata do mbeten pa pushtet.

Nuk doni te vijne prokurore te huaj? Bejni kete dhe Europa e Amerika nuk mund te mos ju respektoj.

Nese bejme kete s'ka pse presim vendimin e Brukselit dhe s'do merzitemi me Europen. Ata e e dine cfare lloj myslimanesh jemi ne! Nuk na mbajne larg per kete, dhe ata qe e permendin si argument te heshtur, vazhdojne te mashtrojne. Po, kane edhe betejat mes veti, por s'ka pse ngaterrohemi ne lojrat e tyre.

Edi Rama ka lindur me shenje per tu bere burre shteti. Nuk ka moment me te pershtatshem per tu shfaqur e dimensionuar. Le ta flake edhe veten e dobet, edhe mekatet e djeshme t'i flake, dhe kjo nuk e ben me te vogel, as e rrezikon.

Vetem keshtu, duke do mund te distancohet nga ata qe ka perqark, dhe qe mund ta lodhin. Ne te kundert ai do demaskohet shume shpejt, dhe "te dyshimtet" perqark (qe na joshin t'i marrim si pengues te tij) do konsiderohen thjesht si alibi e tij, ne qellimin per te vazhduar para-ardhesit e tij ne krye te ketij vendi.

ka nje problem te madh.Ti

ka nje problem te madh.Ti zgjedh nje parti,asaj i ka qejfi qe kryetrain ta kete piktor,mund ta kishte dhe"presor"muzike,fiton partia,kryetari behet kryeminister,dihet kjo pune...Por ç'do kryeministri qe ben qyfyre matematike neper dyqane?Nuk i rrihet apo si?I thote njehere Anshtajni nje femije te vogel;"Mos u shqeteso shume per veshtiresite ne matematike,se per mua ato jane akoma me te medha".I dashur Edi,nuk ta fal qe s'ke veshe per kete keshille te Anshtajnit,dergo ministrin e Financave te shtjelloje hesapet.Dhe me skandal fare ia veshe per akcizen e naftes,meqe duke e rritur kete do shtosh gjelberimin...Kjo eshte supergallate dhe na le gojehapur edhe ne te majteve pa tesere partie.Po dihet qe bursa boterore nis e mbaron me çmimin e fuçise se Naftes;ai eshte indeksi principal,rreth te cilit qarkullon e tere ekonomia.Nese Smith perdorte indeks principal grurin,ne kohet tona eshte karburanti e do jete edhe per nja 20-30 vjet.E di si luftohet smogu?Luftohet duke favorizuar makinat elektrike,hibride,duke favorizuar progresivisht makinat me pak ndotese,tip Euro4,Euro5,cilindratat e vogla,benzinen e paster,ato me gaz;psh inçentivo vendosjen e impianteve me gaz;keto bej ti,se automobilizmi eshte industri dhe faktikisht eshte ze i rendesishem i buxhetit;sjell para e stimulon konsumet.Kurse ti ben gallate,thua qe njerezit duhet te ecin ne kembe...Ti mire e ke,por ne kembe ecte Njeriu i ishullit Java,iu deshen 5000 vjet te vinte me kembe deri ne Indi,ate do bejme tani ne?

Add new comment