Kundërsulm i PD-së në mbrojte të epërsisë së saj rurale

Postuar në 12 Prill, 2013 12:47

Pas një viti që PS-ja ka shpalusor në shumë fshatra programin e saj për zhvillimin rural, PD-ja sot po zhvillon në Pallatin e Kongreseve konventën e dytë, pas asaj për punësimin, me fokus mbështetjen ndaj fermerëve shqiptarë. Duke e ndjerë se programi dhe fushata agresive e PS-së për fshatin mund të pakësojnë epërsinë rurale të PD-së (në zgjedhjet e 2009-ës pati një epërsi rurale prej 44 mijë votash, ndërkohë që PS-ja pati një epërsi prej 22 mijë votash në qytete), sot u lëshuan lumë premtimet e drejtuesve të PD-së për fermerët.

“Jam këtu për tu zotuar se 4 vitet që vijnë cdo fshat shqiptar do llamburitë nga dritat njësoj si lagjet e qyteteve tona,” tha Berisha. “Në 5 vitet e fundit qeveria jonë për herë të parë zbatoi skemën e ndihmave të drejtpërdrejta falas për fermerët – .këto fonde do të shumëfishohen gjatë mandatit të ardhshëm,” tha Ruli. “Zhvillimi i fshatit është zhvillimi i Shqipërisë, në jemi ndryshimi përpara, përpara përpara,” tha Topalli. “Partia Demokratike do vazhdojë të punojë fort për lidhjen e zonave rurale me akset kombëtare, por edhe për tju ofruar atyre më shumë arsimim e teknologji moderne,” tha Patozi. “Fermerët nuk do paguajnë asnjë qindarke tatim për imputet në bujqësi, për farërat, asnjë qindarkë për makineritë që modernizojnë bujqësinë, kemi lehtësuar taksimin”, tha Bode.

Problemi është se këto dhe madje, edhe më shumë se këto, ka mëse një vit që po i premton PS-ja, ndërsa PD-ja ka 8 vjet që i ka premtuar dhe s’i ka realizuar...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jo Zaloshnja, Saliu nuk i trembet humbjes ne fshat ashu si edhe Edi nuk mendon fitoren kur shkon ne fshat. Keta kane frike se fshataret e kane kuptuar lojen , e dine qe kriza qe po vjen do ju bjere mbi koke dhe po sillen me hipokrizi. I presin e i percjellin po besen nuk jua kane asnjerit. Saliu i njeh mire katunaret dhe sa pak mund t&#39;ju besohet nisur nga levdatat qe merr ne publik, kurse Edit mund t&#39;ja kene thene qe kriza eshte aq e thelle sa edhe po te marresh pushtetin nuk do mund ti kenaqesh keta. Se edhe Edi ka katunare te zgjuar rreth. Prandaj te gjithe u premtojne atyre lugen e arte, si Enveri ne vaktit.&nbsp; Mirepo, ne qofte se kriza nuk ndalet nuk ka premtim, joshje a kooptim qe do i mbaje katunaret nga te ngriturit krye. Askush nuk e deshiron kete, prandaj edhe te gjithe i jan sul fshatit si kali i perzhit pelave ne fushe. Kot me te pyt a do thush ndonje te vertete ket fushate?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.