Majko përgënjeshtron gazetën Shekulli: Nuk i them derrit dajë

Një prej drejtuesve të lartë të PS-së, Pandeli Majko, që ka qenë kundërshtar i ashpër për bashkimin me LSI-në, ka thënë se për hir të familjes sime politike di të hesht por jo ti them “derrit” emrin “dajë”. Reagimi I deputetit socialist vjen pas një shkrimi të botuar në një të përditshme, në të cilën ai citohet sikur ka thënë që bashkimi PS-LSI “është historik”.
“Sot gazeta “Shekulli” ka nxjerrë një deklaratë të cilën unë nuk di ta kem dhënë. Titulli i saj ishte “Kualicionin PS-LSI e thirri në skenë historia”… Mund të kem thenë mjaft këto ditë prilli por jo këtë deklaratë që citon si titull gazeta (në një sallë të mbushur me emigrantë në Larisa të Greqisë). Unë hyj tek njerzit që për hir të familjes sime politike di të hesht por jo ti them “derrit” emrin “dajë” - shprehet deputeti socialist.
Comments
Shekulli ka marre fund si

Shekulli ka marre fund si gazete. E mban Koco pa u dhene leket gazetareve me shpresen qe do marre noj kacidhe nga Rama kur te behet Kokminister. Me plehre njeri se Kocoja nuk ka o njerez. Burre legen

Repsket per qendrimin

Repsket per qendrimin burreror ter Majkos qe nuk e pertyp dot aleancen e 1 prillit me hajdutet e LSIse. Por shqetsuese eshte fryma aspak jodemokratik qe mbizoteron ne PS. Pasi vendimi i Rames per aleance me LSi ishte veprim autokratik qe u mor pa u pyetur forumet apo konventa e PSse

Urime z. Majko per

Urime z. Majko per koherencen, moderacionin dhe mbi te gjitha trashgimine e qendrimeve patriotike. Pa te ka shume mundesi qe PS te humbte edhe me shume vota kundrejt AK-se.

Majko nuk e ngre zerin, por

Majko nuk e ngre zerin,

por tashme kane nje shef partie qe beson se mund te bej shaka vend e pa vend me partine dhe Majkon

dhe me ca qe jane eshtra e partise Socialiste. Kush nuk e ka vene re se gjoja humoret e edi rames

me pararendesit e tij tingellojne si te shplara...

Rama ka merite qe e ndryshoi PPSH-ne ne Parti-Klub, me tipare Party, vend ku vendimet me te rendesishme

merren si gallate, por duhet te llogarise efektet e ketij veprimi te perseritur....

Nder te vetmit shefa serioze partie qe nuk perflitet per mos-seriozitet dhe pergjegjesi ndaj bashkepunetoreve

dhe kolegeve te tij , eshte Bamir Topi.

Nuk di pse kam idene se sa me shume dite kalojne, zgjedhesit do vendosin ta hedhin voten per te.

Bamir Topi nuk zhgenjen. Se paku kjo eshte e sigurt.

Add new comment