Përgjigjet e Edi Ramës për 3 pyetje të Mustafa Nanos, Mero Bazes e Andrea Stefanit

DITA botoi dje disa pyetje të analistëve Mustafa Nano, Mero Baze e Andrea Stefani për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Bamir Topin e Kreshnik Spahiun. Edi Rama ka reaguar duke iu përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar atij. Me poshte pjese nga përgjigjet e Ramës botuar sot nga DITA:
Pyetja e Mero Bazes: Na thuaj muajin kur u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?
Edi Rama: Qe ne mund te fitonim edhe pa LSI kete nuk kam vene ndonjehere ne dyshim, por qe ne mund te zgjidheshim edhe pa LSI kjo ishte nje pikepyetje qe lindi ne qershor te 2009 dhe u be mal ne majin e Tiranes 2011. Askujt me shume se sa mua (por besoj edhe Ilir Metes ne anen tjeter, per arsyet e tij e jo te miat natyrisht) nuk i eshte dashur te kaperceje kaq lart mbi vetveten per te ndertuar, me durimin e nje viti te gjate kete bashkim tejet te veshtire. Te cilin te gjithe e quanin te pamundur, megjithese shumica derrmuese e atyre qe sot predikojne fundin e moralit e thoshin gjithnje, ma kane thene edhe mua, se vetem ky bashkim i jepte fund sundimit te Saliut...Ejani ne vete, s'jeni ju qe me keni pare e kritikuar vazhdimisht e fare padrejtesisht deri edhe si diktator me te njejtat tipare si te Saliut, ata qe duhet te merziten! Lermani mua keqardhjen qe nuk fitova vetem...
Pyetja e Andrea Stefanit: Ç’farë do bëni për të risjellë ndarjen dhe balancën e pushteteve në shtet prishur me amendimet e Kushtetutës të vitit 2008?
Edi Rama: Nderkohe do te kerkojme nje shumice kushtetuese qe do te na ndihmonte t'i riktheheshim edhe dokumentit themelor te shtetit per te ripare çka koha ka provuar se nuk shkon. Por edhe ne rast se kjo shumice nuk do te gjendet ne kuvend, ne do te provojme se edhe brenda kornizes se sotme kushtetuese mund te kemi pushtete te ndara, institucione te pavarura, procese gjyqesore te drejta, media te lire, qytetare te lire.
Pyetja e Mustafa Nanos: Berisha përballë jush është një alamet alibie për dështimet e deritashme si lider opozite, apo është njeriu që do duhej ta kishit mundur me kohë?
Edi Rama: Ja pra ja, deshtimet e mia si lider opozite thoni ju! Po cilat jane ato ne te vertete? Me siguri humbjet "me nder" te 2009-es dhe 2011-es, ku vota e shqiptareve u vodh dy here qofte ne mbare Shqiperine e qofte ne Tirane ne majin 2011. Por ku edhe ju vete, paladin i lirise e demokracise, nuk thate ndonjehere se i deshtuari ishte Saliu qe i grabiti votat, po une, lideri i opozites qe nuk i mbrojta ato... Nje zot e di se si mund t'i mbroja une apo Partia Socialiste, votat e grabitura ne nje vend ku i vjedhuri linçohet e shpotitet si humbes ndersa hajduti pranohet si fitimtar perderisa faji i mbetet te vjedhurit?! … Saliu nuk eshte nje alamet alibie po nje alamet problemi qe duhet ta zgjidhe 23 qershori dhe une mbase jam njeriu qe duhet ta kisha mundur me kohe, por mbase edhe s'mund ta mundja me kohe kur koha e Shqiperise ka mbetur kaq mbrapa me gjykimin kaq relativizues te vjedhjes se votes... (a.n.)
Përgjigjet e plota:
http://gazetadita.al/rama-meta-berisha-dhe-disa-pyetje-publi...
Comments
EDI RAMA ME I MIRI PER TE

EDI RAMA ME I MIRI PER TE QEVERISUR VENDIN TONE E KA TREGUAR GJITHMONE QE ESHTE NJE NJERI SHUME KARIZMATIK EDHE CFARE MENDON AI E VE NE ZBATIM SHUME FALEMINDERIT KRYETARI I PARTISE SOCIALISTE NE PER TY KEMI NEVOJE PER NJE NJERI SHUME PUNETOR TE FALENDEROJME PAMASE EDHE TE SIGUROJME GJITHASHTU QE VOTAT TONA DO TE JENE NE RADHE PER FIGUREN TENDE,RESPEKTE.

Fitorja e se majtes shqiptare

Fitorja e se majtes shqiptare kesaj here eshte mese e sigurte bravo i qofte nderkombetareve edhe kryesise se partise sone te dashur partise socialiste e treguam edhe njehere qe jemi parti me vlera dhe virtyte jo si tjeret qe jane kusuri i bukes e majta e bashkuar opozita qe pas 23 qershorit do te qeverise suksese :)

Ku jane vyrtyti dhe vlerat e

Ku jane vyrtyti dhe vlerat e partise socialiste???? tek bashkimi me ate te cilin e akuzonte si hajdut vetem per te grumbulluar ndonje vote me teper..zotin Rama e ka mberthyer frika e paniku i humbjes e asgje me teper

Po mire ore nese ketij ja

Po mire ore nese ketij ja vjedhin voten gjithmone, pse nuk i hap rrugen ndonjerit qe e mbron?

Se eshte kollaj te thuash me vodhen, mund ta thote perseri me 23 qershor dhe te rrije dhe 4 vjet te tjera ne opozite me kete pretekst.

Ai tjetri që do ta mbrojë do

Ai tjetri që do ta mbrojë do tu dalë të gjitha problemeve me gjoks përpara si Mic Sokoli. Ti ke ndonjë alternativë për mbrojtjen. Për sa kohë s'ka vullnet nga pala tjetër nuk ka ndonjë metodë paqësore.

Ju doni qofte te daja më, të vijë më i miri i të mirëve për të hequr më të keqin.

Eshte shume paradoksal nje

Eshte shume paradoksal nje reagim i tille per bashkimin e se majtes. Eshte i tille sepse te gjithe analisteve dhe komentatoreveiu ka shpetuar fakti qe per here te pare ne shqiperi pas 8 vitesh mund te krijohet mundesia per nje lexim te drejte te votes popullore. Pra per here te pare, do jete vullneti i popullit sovrani i vertete dhe jo batakcijte e Sali Hajdutit.

Per mendimin tim, cdo lloj sakrifice eshte e justifikuar per te arritur dicka te tille sepse vullneti i lire i popullit eshte burimi i cdo te drejte civile ne demokraci dhe ne kete menyre i cdo veprimi moral apo imoral.

Prandaj me 23 qershor shqiptaret duhet te harrojne cdo lloj thirrje pseudo-morale, dhe te votojne bindshem per ndryshimin dhe rilindjen.

Per mua me shume rendesi ka

Per mua me shume rendesi ka qe Edi Rama, i ka vleresuar opionistet dhe u ka kthyer nje pergjigje. Kjo tregon emancipim. Besoj qe do te kemi dhe nje reagim nga M.Nano dhe M. Baze. Te presim opinionin e tyre rreth ketyr pergjigjeve per arsye se ata ja kane drejtuar pyetjet. Dhe njehere, kjo tregon qe ky i pergjigjet pyetjeve dhe i vlereson e jo si njeri qe bene gjithe diten gam..gam ..gam

Edi Rama u tremb per pallatin

Edi Rama u tremb per pallatin e Lindes. Se do t'ja prishnin keta te PD-se pa nje pa dy. Kerkesa ne Prokurori u be. Sic ja prishen fillimin e mbikalimit tek Zogu i Zi. Mirepo te te prishin Pallatin, ku mund te jete perjetesisht aty ku eshte, eshte dicka e rende. Atehere, per t'i dhene sinjal me nenkuptim Berishes dhe te tijve se edhe po erdhi ne pushtet Edi Rama do t'i fali krimet e qeverisjes, beri nje koalicion me pjesen me te korruptuar te qeverisjes te PD-se, pra me LSI. PD-ja dhe berrisha po te shihni jane shume te kenaqur keto kohet e fundit. Edi Rama qenka dora jone- kane menduar! S'e paska seriozisht luften kunder korrupsionit. Prandaj do t'ja falim pallatin e Lindes.

o 'burre me mend', ti nuk je

o 'burre me mend', ti nuk je burre me mend , ti je burre i piste dhe si i tille kerkon qe te gjithe te tjeret te jene si ti.

po nuk jane o trap prandaj shqiperia megjithese shume keq mbahet akoma.

Kurse per moralistet : Ne kete histori morali me i larte eshte bashkimi i se majtes !

Dhe analistet te mos ngaterrojne kamionet me batalionet. Dhe te shohin pertej hundes se tyre mendjemadhe se qellimi i mire realizohet hap pas hapi,

edhe vete zoti nuk e beri boten ne nje dite.

Qysh kur është firma LSI

Qysh kur është firma LSI shpk. firmë e majtë? Ca ka bërë majtas LSI? Apo mjafton të futësh socialist te emri dhe je i majtë?

Edi Rama gjithmon ka ditwr te

Edi Rama gjithmon ka ditwr te tregoje qe eshte nje politikan i mirefillte ,Jemi te gjithe krenar per te dhe qe se shpejti do ta shohim kryeminister te ketij vendi .Shqiperia me nje kryeminister si ai do te RILINDE

Vetem e majta me ne krye Edi

Vetem e majta me ne krye Edi Ramen mund ti rikthejne ne identitet kete vend. Ky komb ka vuajtur nder shekuj dhe meriton ti rikthehet buzeqeshja. 23 qershori do jete nje dite e madhe kthese per rindertimin e demokracise shqiptare.

I them Rames nje bravo te

I them Rames nje bravo te madhe sepse ka marre mundimin te vleresoje opinionistet dhe t'i ktheje atyre nje pergjigje.

Zoteri i nderuar, normal qe

Zoteri i nderuar, normal qe do t`i pergjigjej sepse te tre ata analiste dihet qe jane te deklaruar anti qeverise. Njerez qe deri dje e kane patur mire me Berishen e kur i ngeli hatri dolen ne krahun tjeter. Ata nuk jane te majte, por njerez qe shkojne nga fryn era... dhe per momentin po i bejne reklame Rames...

Qente le te lehin karvani

Qente le te lehin karvani te shkoje perpara z.Rama

shkoni drejt fitores dhe sa me shume gjithperfshires se aq me i shendetshem do jete dhe pushteti yt

Edi Rama: Nderkohe do te

Edi Rama: Nderkohe do te kerkojme nje shumice kushtetuese qe do te na ndihmonte t'i riktheheshim edhe dokumentit themelor te shtetit per te ripare çka koha ka provuar se nuk shkon. Por edhe ne rast se kjo shumice nuk do te gjendet ne kuvend, ne do te provojme se edhe brenda kornizes se sotme kushtetuese mund te kemi pushtete te ndara, institucione te pavarura, procese gjyqesore te drejta, media te lire, qytetare te lire.

E para kjo eshte komplet diktatoriale. Kushtetuta nuk duhet nderruar kurre me 84 votat ne parlament, ajo duhet te shkoj te populli e te marre miratim te gjere. Perseri pra po sjell skenarin e 2008. E dyta, ne mos ate, po pergatit justifikimin e rradhes, se gjasme nuk e nderron dot e prandaj do e mbaj ashtu sic eshte tani. Pra me nje fjale Rama te kete pushtetin e Berishes sot, e Meta te jete po ku eshte Meta sot.

Ejani ne vete, s'jeni ju qe me keni pare e kritikuar vazhdimisht e fare padrejtesisht deri edhe si diktator me te njejtat tipare si te Saliut, ata qe duhet te merziten! Lermani mua keqardhjen qe nuk fitova vetem...

Menyra se si e morre vendimin, duke shperfillur bazen e forumet e partise tregon qarte qe je nje Sali i dyte. Kjo mund te jete fitorja e jote dhe e Metes, po fare e popullit. Sic e thashe dhe me siper, ajo cka kerkon ti eshte te zesh vendin e Berishes e Meta te ruaj te tijin ne te njejtin sistem komplet te kalbur. Po, eshte shume mire qe ti nuk arrite ta fitosh vetem fare se do ishim gati ne gjendje diktature. Me mire qe eshte Meta aty per te te frikesuar e balancuar pak. Po ama ne si shoqeri kemi te drejte te kerkojme me shume se kaq, shume me shume se kaq.

Ja pra ja, deshtimet e mia si lider opozite thoni ju! Po cilat jane ato ne te vertete? Me siguri humbjet "me nder" te 2009-es dhe 2011-es, ku vota e shqiptareve u vodh dy here qofte ne mbare Shqiperine e qofte ne Tirane ne majin 2011.

Zgjedhjet e 2011 ne shkalle vendi treguan te njejtin diference votash me 2009. 10 vota me pak a me shume nuk e ndryshojne fare kete rezultat. Ti ne 2011 pretendove se kishe arritur goxha sukses, po ne fakt rezultati ne shkalle kombetare konfirmoi verbatum rezultatin e 2009. Per me teper, ndihmesa e LSI ne kete vit eshte e paqarte per pretendimet e tua. Ti asnjehere nuk u ankove per komisioneret, po per vendimet e KQZ dhe perfunimisht te Kolegjit. Kete te fundit e ka prap ne dore Sala e ketu LSI nuk te garanton asgje. E pra nuk ka te bej fare me administrim rezultati, ka te bej thjesht me faktin qe ti pranon sot defacto se i ke humbur zgjedhjet e 2009. Se ke qendruar kater vjet mbi nje karrige qe nuk e meriton duke e kthyer PS-ne ne prone personale. Pra duke pranuar perfundimisht se nuk je asgje tjeter se nje Berishe ne hije. E prandaj populli nuk te ka votuar, dhe nqs fiton kete vit prap pushtetin sic e ka mbajt Berisha deri tani ke per ta mbajtur.

Te tre keta gazetare jane

Te tre keta gazetare jane shume driteshkurter dhe nuk shikojne kete koalicion si nje gje e mire. Nga ky koalicion do te eliminohet sali berisha dhe votat nuk do te vidhen me. Ky eshte qellimi i ketij koalicioni.

Ky njeri eshte shume i

Ky njeri eshte shume i paqarte. Me 2011 humbi se e vodhi Sala apo se nuk bashkpunoi me Ilir Koklopen? Nje njeri i tille, qe ben aleance me ate qe shkaktoi 21 janarin, qe eshte pergjegj aq sa edhe Sala per situatenee krijuar, nuk meriton te jete kryeminister i Shqiperise dhe as lider i opozites. I kane rene te gjitha bshke: kauza, morali dhe foca e arsyes

Tu pergjigjesh ketyre

Tu pergjigjesh ketyre analisteve qe shkojne nga fryn era nuk tregon ndonje emancipim ose liri shtypi ose ndonje aftesi shume te madhe te kryetarit te opozites. Perkundrazi ky lajm eshte nje publicitet i paster, po shume i felliqur ne thelb. Te te pyesin njerez qe e dine mjaft mire pergjigjen dhe per me teper qe vollen vrer ne sheshe si "turme", per padrejtesite e te pangopurit Meta, qe tani na qenka e vetmja rruge per fitore. Une nuk mund te jem me me nje parti qe nuk po realizon idealet tona, po na merr si numra.

nuk e kuptoj sesi keta

nuk e kuptoj sesi keta analiste , ne fakt analiste po tju thuash i ke respektuar dhe nderuar shume nuk e meritojne kete titull. Keta jan njerez te cilet mbijetojne sa me nje pushtet sa me nje tjeter. jane per tu pase meshire sesi kane arritur ne kete pike si te thuash te shesin veten sepse deri para pak kohesh kane qene kta persona te cilet kane marre rroga nga kjo qeveri kane perkrahe kete qeveri dhe tani vijn dhe bejne te moralshmin , dhe kush ben moral?. ata qe se kane fare.

Nuk di se ku e gjeje moralin

Nuk di se ku e gjeje moralin disa ketu qe justifiokjne Ramen per kete aleance te qelbur me kokderrin hajdut Ilir Meta. Rama mori vendim autoritar personal antiparti. Ai hodhi poshte frontin opozitar te 4 viteve opozite duke flakur aleatet e vertete qe e mbeshteten ne 4 vite. Thuhet se Meta (e tha edhe Zogaj me gjysem zeri tek Cani) i ka vene kusht "veto" Rames qe te perjashtoje nga listat e PSse Gjinushin, Precin, Milon dhe Petro Kocin (dmth aleatet tamam te Rames ne 4 vjet opozite). Aq me kqe se LSI i ka kerkuar PSse minumumi 10 deputete te sigurte. keshtu qe Rama shkaterroi frontin opozitar qe kish udhehequr ne 4 vite, dhe formoi nje koalicion nje pjese te qverise. Por Rama nuk mendonte se mund ta munde qeverine me opozite, por mendoi se mund ta rrezoi qeverine me qeveri. Kjo eshte teze totalisht kapitulluese...Dhe per rrjedhoje PS i humb zgjedhjet

Rilindje e deshtuar qe ne

Rilindje e deshtuar qe ne gjeneze dhe keta qe besojne tek kllouni politik Rama jane fatkeqsi kombetare. Nderkohe qe keto 4 vite morali politik ka qene themeli i opozitarizmit te drejtuar nga Rama sot ai jo vetem anashkalohet por sfidohet haptazi pa me te voglin ngurrim. Shqiperise nuk i sjell asgje nderrimi i individit Sali me individin e paskrupullt Rama. Kerkohet nje hop cilesor qe Rama ka shfaqur qarte qe nuk e sjell dot. Pra mbreti vdiq, rrofte mbreti! Kjo eshte thirrja e atyre qe shpirtin e kane shitur per nje vend pune te premtuar. Sa per pyetjet e analisteve duket si loja e nje femije me 3 kukullat e veta pra c rendesi kane pergjigjet e sajuara dhe aspak te ndjera vertete

Add new comment