Rreth 1800 kuqezinj protestojnë para Kryeministrisë

Rreth 1800 aktivistë të Aleancës Kuqezi, me parulla antiqeveritare, i janë drejtuar sheshit ‘Skëndërbej” mesditën e sotme, në protestën kundër Berishës. (Përllogaritja e përfërt e numrit të pjesëmarrësve u bë nga ResPublica.al me ndihmën e Google Earth Pro)
Kuqezinjtë me flamur dhe parulla i janë drejtuar Kryeministrisë, ndërkohë që kryeministri i vendit Sali Berisha nuk ndodhej në zyrë pasi sot u nis për në Azerbajxhan, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”, që zhvillohet më 7-8 prill në kryeqytetin azer, Baku.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, i cili mori fjalën para protestuesve deklaroi para turmës se Kryeministri Sali Berisha sot është arratisur duke mos preferuar të qëndrojë në godinë. Spahiu tha se nëse Sali Berisha do të guxojë të kthehet pas kësaj arratisjeje atëherë Aleanca Kuqezi do të bëjë sërish miting proteste me 1 milion shqiptarë për ta larguar Berishën. “Ne i kemi premtuar shqiptarëve bashkimin kombëtar me referendum dhe do ta mbajmë premtimin tonë”, u shpreh Spahiu.
Nën thirrjet “policia është me ne” turma ka mbështetur Spahiun, i cili deklaroi se forcat e sigurisë nuk kishin se nga kush të mbroheshin pasi në shesh ka vetëm kuqezinj të cilët kërkojnë ti japin fund regjimit të Sali Berishës.
"Shqipëria mbi të gjitha është slogani ynë. Aleanca Kuq e Zi vjen si e vetmja alternativë opozitare, e cila përgjatë dy viteve nuk ka reshtur së denoncuari dhe demaskuari çdo aferë korruptive, kriminale dhe antishqiptare të kësaj klase politike krejtësisht antikombëtare", tha Spahiu.
Spahiu iu referua edhe viktimave të 21 janarit, të cilët humbën jetën pikërisht në të njëjtin vend proteste. “Ne sot, përulemi përpara sakrificës së tyre dhe familjeve që lanë pas”, u shpreh Spahiu.
Re.Pu.
Comments
Spahiu si Grillo. Ha,ha,ha.

Spahiu si Grillo. Ha,ha,ha.

ALEANCA KUQ E ZI duhet futet
ALEANCA KUQ E ZI duhet futet ne kualizion me PS qe ta dergojme berishen perpara drejtesise. Cdo gje tjeter jane lloqe kavaje.
o mavrìu ti, o kreshnik spahì

o mavrìu ti, o kreshnik spahì

Mua me duket pak si kofini

Mua me duket pak si kofini pas te vjelave ky tani, por nuk ka faj...t

Kreshniku eshte nje fodull.

Kreshniku eshte nje fodull. Jo per gje por donte me rrezu Berishen ne nje kohe qe harron se berisha rrezohet duke ju bashkuar PS, pa pas qellim per karrige.

Por nejse, 1800 vete, me keta do beje pol te trete Niku mooooo?

Ky i sotmi ishte deshtimi i
Ky i sotmi ishte deshtimi i dyte i Kreshnikut. I pari qe ai me 28 nentor ne Morine. Nuk e di pse e shtyu per ne 1 maj, per te shijuar deshtimin e trete ( 1 milion shqiptar ), kur afati i fundit per koalicione eshte data 23 prill.
Mblidhe mendjen Kreshnik, mos u fry si bretkosa.
Ti ne cdo qytet qe shkon mer me vete dy tre autobuza. Aq njerez ke. Zgjidh aleancen e duhur dhe behuni bashke per rrezimin e Berishes...
Cfare gare .........Aeanca e

Cfare gare .........Aeanca e Qelbesirave kundrej Sali berishes.......... e ke duhet te votojme?

Ju dele te pd-se duhet te
Ju dele te pd-se duhet te kuptoni se saliun do ta cojme te vrima e miut ku e meriton. iku si lepur ne azerbazhan do vij si lepur ne shqiperi por sdo vij ne tirane deri ne zgjedhje. Edhe pak dite kane mbetur dhe do ta shikoni salen tuaj ne burg.
AKZ plus Ps dhe front i gjere baraz me Saliun ne burg
1800 ???? Ju ltm na thoni

1800 ???? Ju ltm na thoni ku mund t'ju cojme nje numeratore se e dime qe jeni te depolitizuar

ku do ta gjesh numratoren? Te

ku do ta gjesh numratoren? Te kreshno spahiu qe do nxjerre 1 milion kuqezinj ne 1 maj ne bulevard?

Ishte pak ters se e dine te

Ishte pak ters se e dine te gjithe qe shqiptaret nuk protestojne ne kohe me shi.

Add new comment