Stefani shpjegon domosdoshmërinë e “aritmetikës cinike” PS-LSI

Postuar në 04 Prill, 2013 13:04

Përse për të realizuar rotacionin PS-ja ka nevojë për aleancë me LSI-në, qoftë edhe me koston e një imoraliteti politik që nuk mund të trukohet dot? – pyet Andrea Stefani në opinionin e tij botuar sot në të përditshmen SHQIP he përgjigjet:

“Përgjigjja është mjaft komplekse, ndaj po përmendim shkarazi disa nga shkaqet: Në radhë të parë është gjakimi konstant i Berishës për pushtet absolut dhe aftësia që ka treguar ai në manipulimin e zgjedhjeve. Tjetër shkak është gabimi e lidershipit të PS-së që, në bashkëpunim me Berishën, bëri ndryshimin e Kushtetutës duke e forcuar rrezikshëm pushtetin e Kryeministrit në kurriz të pushteteve të tjera. Aktualisht institucionet janë të fosilizuara dhe nuk bëjnë dot arbitrin e paanshëm. Edhe për sa u takon zgjedhjeve…”

Stefani fut në analizë edhe sjelljen e elektoratit shqiptar dhe shkruan: “Kontribut në bashkimin aritmetik, por jo moral PS-LSI, ka edhe elektorati shqiptar që ndjek partitë dhe liderët si delet bariun dhe nuk reagon kur ata shkelin parimet e shpallura ose korruptohen. Ilir Meta nuk humbi elektorat as kur çoi te Berisha votat e marra nga e majta me premtimin për nxjerrjen e Berishës në pension. Berisha votohet në Gërdec edhe pas tragjedisë së Gërdecit. Ai votohet dhe në Shkodër, edhe pasi s’tregon asnjë dedikim për t’i shpëtuar shkodranët nga përmbytjet e përvitshme. Elektoratet kanë ngrirë, janë ngurtësuar… Rrjedhimisht që të përmbysësh Berishën, dhe bashkë me të edhe rrezikun e përjetësimit të autokratizmit, duhet që copën e elektoratit të majtë që i është bashkangjitur atij në vitin 2009, ta kthesh tek e majta. Por kjo nuk bëhet dot pa kthyer tek e majta Metën sado i diskredituar e i korruptuar të jetë ai. Delet nuk kthehen pa bariun. Prandaj dhe realizimi i rotacionit, në vend se i motivuar moralisht apo ideologjikisht, degradon në një aritmetikë cinike…”

Për Stefanin kjo është një situatë e përkohshme sidoqoftë:  “Do të duhen edhe disa vjet që në Shqipëri të ndodhë ajo që po ndodh me Beppe Grillon në Itali. Por për këtë duhet mbajtur i hapur shansi i demokracisë. Prandaj duhet të ikë Berisha!” – shkruan ai.

Stefani i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/03/aleanca-ps-lsi-dhe-...

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

Shume konkluzion i drejte.Mos haroni ne 1997 Saliu beri lufte me popullin per pushtetin .Ju mendoni se do beje me pak kete vit,Kushdo qe te jete ne kete mareveshje dhe Mut po te jete me mire se te vazhdoje saliu ne pushtet e te shkaterohet shqiperija do te jete

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Qe shume nga njerezit jane injorante komplet dhe shkojne si delet pas partive kjo s'ka diskutim se e ka treguar historia, por prandaj kishte shprese te Rama, jo vetem se do qeveriste me mire por edhe se do ndryshonte sistemin ne teresi, me ndryshimin e sistemit ndryshojne edhe njerezit te cilet emancipohen. Me bashkimin e Metes me Ramen kjo shprese mori fund njehere e mire. Tani le t'ju vije ndot juve analisteve afer opozites qe jepni te tilla argumenta prej maskarenjsh, jeni edhe me dele se populli qe shani si pa te keq, dilni kunder atyre qe keni thene keto 8 vjet  dhe justifikoni te pajustifikueshmen. Nuk ka qene vete Stefani qe neper studio televizive fliste kunder Metes me pasion te madh, po tani cfare ndodhi valle? Era e pushtetit ia ndryshoi mendimin mesa duket. Rotacion patem edhe me Berishen ne 2005 dhe nuk solli gje te mire, perkundrazi, tani do vije me shume gjasa Berisha  i ri (Rama) dhe keshtu vazhdon historia e politikes shqiptare. Rotacioni pa prime nuk sjell ndryshim, madje mund te sjelle perkeqesim te situates. Une kam qene dhe jam deri ne fund kunder Berishes per cdo gje qe ka bere, por qe Meta te jete prape ne pushtet edhe ky eshte kulmi.

Submitted by ab (not verified) on

Ah, iku edhe Stefani! S'i nuk e kupton qe Saliu perfaqeson nje fenomen, nje sistem, nuk perfaqeson individin. Pra te shkulesh individin Sali, dhe te futesh me individin Ilir, do te thote jo vetem ta ruash fenomenin, por edhe ta zhvillosh duke e qarkulluar, duke i krijuar nje treg te bashkuar, nje monopol te pisllikut.

Te pakten kjo maskarade sherbeu per te pare pak me qarte.

Submitted by Kafshist Moralist (not verified) on

Qe shume nga njerezit jane injorante komplet dhe shkojne si delet pas partive kjo s'ka diskutim se e ka treguar historia

Tamam, ku ndryshojnë këta "gazetare" llogoresh nga militanti? Këta kanë pena në duar

Submitted by ds (not verified) on

E drodhi edhe Andrea Stefani...Po ku ka vota LSI mor te uruar...

Submitted by Bard (not verified) on

Cudi, Stefani deri dje gjuante me top ndaj mamutheve te korrupsionit, kesaj radhe barooti i paska marre lageshtire. Ah, jam ne gjendje ta shquaj  kalbesine e shpirtit dhe pandershmerine intelektuale qe 100 milje larg...Llastiqe Stefani, llastiqe perdor po nuk te ndezi barooti..

Submitted by Bujar (not verified) on

Stefani po flet per nje rotacion pushteti si ai qe Sala ti lere vendin Rames dhe Fevziu - Stefanit, apo per nje rotacion per mireqeverisje dhe shtrimin e shinave per nje demokraci funksionuese?

Submitted by Pjeter Mustakkuqi (not verified) on

PUNE CUBASH !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.