Pëllumb Xhufi: Pse peticionistët s’u bënë të gjallë kur rishikimin e teksteve të historisë e kërkonte Greqia?

Historiani Pëllumb Xhufi ka dhënë një intervistë gjithë nerv në Panoramën e sotme, në të cilën flitet veç për peticionin kundër kërkesës turke për rishikimin e teksteve shkollore të histories dhe të interpretimeve historiografike lidhur me periudhën e sundimit otoman gati 500 vjeçar. Siç mund ta kenë pritur ata që i kanë ndjekur qëndrimet e Xhufit, ky i fundit nuk bie dakord me firmatarët, me një pjesë të të cilëve ai “do ta kish për nder e privilegj të rreshtohej, sigurisht për beteja e kauza të tjera”. Nuk bie dakord, pasi ata – kjo lihet të kuptohet – kanë një double standard në vlerësimin e ngjarjeve të tilla. “Në vitin 2004, nën presionin e qeverisë greke, qeveria shqiptare pranoi të krijohej një komision i përbashkët greko-shqiptar për ‘rishikimin’ e teksteve tona të histories, [dhe] nënshkruesit e peticionit …nuk u ndje[në], ashtu siç nuk u ndje[në] kur me ndërhyrjen brutale të politikës së Athinës uzurpohej Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ktheheshin përmbys varret tona, shitej territori dhe ndryshohej identiteti shqiptar”, nënvizon Xhufi, duke lëshuar frazën habitore: Çudi që heshtën atëmot!
Në mobilizimin e firmatarëve, Xhufi sheh, jo thjesht një qasje anti otomane, por edhe një qasje kundër Turqisë, në një kohë që “Turqia ka qenë dhe është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë; një gjë të tillë e kuptoi që të nesërmen e 28 Nëntorit pikërisht njeriu që e ndau historinë e re të Shqipërisë nga e kaluara osmane, Ismail Qemali, e pas tij, edhe shtetari më i kultivuar e më europian që ka njohur Shqipëria, Fan Noli, e akoma më tej, edhe diktatori Enver Hoxha; nuk i vlerësoi drejt marrëdhëniet me Turqinë Mbreti Ahmet Zogu”.
Intervistën e ploptë mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/03/30/flet-historiani-i-njohur-pellumb-xhufi-peticioni-per-historine-me-maraz-anti-turqi/
Re.Pu.
Comments
Me gjithe respektin qe kam si

Me gjithe respektin qe kam si historian per prof. Xhufin ky lloj arsyetimi me ngjan me inatin e femijeve apo te nuses se keqe qe per inat te vjehrres vete e fle me mullixhine.

Nese ai ka bere ndonje peticion ne 2004 dhe keta nuk i jane pergjigjur pozitivisht e ka hallall monedhen e cezarit.

Ndryshe dalim tek nusja e keqe.

Sidoqofte historia duhet rishikuar separi nga ne dhe vetem nga ne nese dikush ka kundershtimet e veta te argumentuara mund te na ndihmoje qe ti korrigjojme ato gabime. Keto prisja nga Xhufi dhe jo na kane nderhyre kinezet, polaket pse te mos nderhyjne dhe portugezet.

Si gjithnje zoti Xhufi

Si gjithnje zoti Xhufi promovohet si historian modern, realist, kompetent, largpames(kjo ka shume rendesi) dhe patriot 40 karat. Gjtmone solid ne pikepamjet historike. E sotmja eshte me e dobishme se e shkuara.

Gjithe kjo Shqiperi vetem

Gjithe kjo Shqiperi vetem Xhufin ka si historian ?!

Xhufi ketu e Xhufi atje, Xhufi per osmanet, Xhufi per greket, Xhufi per sllavet, Xhufi per vllehet,Xhufi per politiken, Xhufi per estetiken,Xhufi per dashurine...

Kaq i shitshem qenka mediatikisht Xhufi sa po e shtrydhni (me deshiren e tij per te qene prezent) mizorisht , apo eshte...'hidhu pirdhu' ?

Na krijoni larmi mendimesh, ju lutem, qe dhe ne te arrijme te nxjerrim nje konkluzion jo te imponuar nga 'Xhufi' e vetem 'Xhufi'...

Xhufi eshte 'burre i mire' (madje dikush e beri 40 karat qe une nuk njoh ndonje metal me kete vlere) por mos i nxirrni 'bojen' perdite e percdogje.

Dhe prapë o njërz duhet ti

Dhe prapë o njërz duhet ti thoni FALEMINDERIT se gjithmonë ka parë interesin kombëtarë pastaj atë personal duhet të krenohemi që histografia jonë ka të shkolluar të tillë

Ky njeri eshte i obsesionuar
Ky njeri eshte i obsesionuar me ortodokset, Janullayosin dhe Greqine. Flitet qe ne 2013 Turqia kerkon te ndryshoje historine e Shqiperise dhe te nje pushtimi qe zgjati plot 500 vjet.
Ky eshte aq i zoti sa prape ja arrin te permende Greqine ne kete mes.
Pellumb Xhufi na del ne nje

Pellumb Xhufi na del ne nje linje me qeverine ne kendveshtrimin qe ka per marrdhenjet me Turqine. Edhe Enveri turqit i quante "vellezer" jo vetem qe ne na konsideronte te gjitheve si islamike dhe ky term permbledh popujt e besimit islam, por edhe atij i interesonte qe te mos kish te bente me perendimin. Kurse tani ne termat e qeverise per mardhenjet me Turqine eshte modifikuar vetem fjala "Vellezer" me ate "te nje gjaku". Ne festimet e 100 vjetorit te pamvaresise u sfumuan figurat e rilindasve, Ismail Qemalit dhe figurave te tjera qe u sakrifikuan per shkepitjen nga pushtimi 500 vjecar otoman dhe ngrihen ne piedestal figurat e pashallareve turq qe kane ushtruar shtypjen dhe krimet me te egra ndaj shqiptareve, kerkohet te sillet nga Stambolli koka e pashait me mizor turk ne historine e pashalleqeve te trojeve shqptare. Xhufi le te na shpjegoi se pse otomanizmi nuk lejoi shkrimin shqip nderkohe qe ate te drejte nuk ua mohoi kombeve te tjera? Ismail Kadare ne esen e tij Mosmarrveshje shtjellon shume mire edhe shume dukuri te tjera te cfaqes se neootomanizmit , ju mund te shikoni naten se si duket sheshi Skenderbej kur xhamia , godinat perreth dhe cdo peme e mbjelle nga Basha ne pellajen me bar jane plot me drita ndersa monumenti i Heroit Kombetar eshte ne eresire.

Kisha dyshime qe

Kisha dyshime qe "historiografia" e paanshme e Xhufit, "pi uje ne burrime te turbullta",tani me mbushet mendja top,qe nuk eshte historjan por politikan dhe Lobist,otoman! Pasi flet dhe shkruan gjithmone me nje kahje:krahasimi me Greqine..duke u dhene te drejte atyre, qe thone, se hiperbolizon antishqiptarizmen greke,dhe glorifikon prejardhjen,rolin "patriotik" te neoturqve..

Nje gje vec nuk dihet, sa "kushton" ky sherbim..dhe a do ta lejojne inteletualet shqiptare..kete JENICER,modern!?

Sigurisht Xhimi , ti je nje

Sigurisht Xhimi , ti je nje andart grek , te cilit i djeg jo "otomanizmi" i Xhufit , por diskretitimi qe ai i ka bere qarqeve shoviniste greke duke iu permendur bemat kobezeza ne kurriz te faktorit shqiptar ne Ballkan . Xhufi eshte nje shqiptar 24 karat ! eshte gjithashtu nje bijte e zgjuar dhe te pergatitur te ketij vendi qe nuk ia "hedh" asnje armik i ketij vendi , qofshin keta greker , turq apo koolonat e 5-ta te tyre ne gjirin e shqiptareve ! Por Xhufi duke pare se qarqet greke , serbe , kane krijuar shume "aksione" politike dhe ekonomike ne Shqiperi , madje duke pretenduar te "vijezojne" kufijte e pretenduar me varreza dhe "shkolla" (sic ben cakalli duke bere sh.urren) , me te drejte "diskretiton " patriotet antiosmane ! Xhufi me zgjuarsi dhe me sarkazem te papare , le te nenkuptosh se derisa osmanet kane qene ne marreveshje me greket dhe serbet per zhdukjen e gjuhes shqipe , perse duhen trajtuar ndryshe nga keta ?

Dhe ne kushtet kur Shqiperia eshte sulmuar te "pushtohet" nga greko serbet , mos ndoshta eshte e nevojshme te "fusim" ne loje edhe turqit ? ha.....ha....ha... Eshte "shaka" e hidhur e Xhufit duke pare Atdhene e tij qe vetem nga shqiptaret nuk drejtohet !

Add new comment