Zgjedhjet maqedonase: armiku më i madh i shqiptarit, është shqiptari tjetër, thonë shqiptarët

Zgjedhjet maqedonase kanë nxjerrë në dritë një fenomen të shëmtuar: partitë politike shqiptare në Maqedoni janë hasëm me njëri-tjetrin. Madje, “armiku” nuk janë partitë maqedonase (që jo rrallë kanë qenë burime albanofobie) por shqiptarët e partisë tjetër. Mjafton vetëm të lexosh akuzat e partive shqiptare për zgjedhjet e sapozhvilluara (cituar nga INA).
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur keqardhje për vendimin politik të KSHZ-së për inspektimin dhe verifikimin e materialit votues për komunën e Çairit, dhe për këtë akuzoi aleancat e vjetra strategjike mes VMRO-DPMNE [parti maqedonase] dhe PDSH [parti shqiptare] të cilat dalin në sipërfaqe gjithmonë kur duhet të dëmtohen shqiptarët...
Nga ana tjetër Partia Demokratike Shqiptare, PDSH, akuzoi se Tipari i vetëm me të cilën njihet BDI-ja në këto 11 vite është hajdutëria. Sot edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor e konstatoi hajdutërinë, falsifikimin dhe vjedhjen e votave nga ana e BDI-së në Komunën e Çairit. Ata thirren në legjitimitet të rrejshëm për 11 vjet. 11 vjet shqiptarëve ua kanë vjedhur legjitimitetin, ua kanë vjedhur votën...
k.c.
Comments
Dhe ne ne maje te gjuhes
<p>Dhe ne ne maje te gjuhes themi qe na e kane fajin te huajt, anipse ja fusim njeri-tjetrit deri ne 'rrenxe', dhe pastaj justifikohemi per 'albanofobi'...Domosdo !</p>
Se zihemi me njëri tjetrin
<p>Se zihemi me njëri tjetrin pra jemi këtu ku jemi kemi një kallo të keqe në kokë se ska si të shpegohet ndyshe të ndollemi në këtë gjëndje ta kenë për turpë ata që kanë pranuar nga një Turk që ti quante nipër dhe vllezër besoj një njeri që ka një far mëndë në kokë do duhet të ndihej i ofenduar</p>
Add new comment