Kuba
Kuba i kërkon ndihmë OKB-së
Në Kubë, mungesa e ushqimeve bazë e ka detyruar qeverinë t’i kërkojë ndihmë OKB-së. Qeveria e Havanës ka pranuar për herë të parë se i mungon mielli i grurit për të garantuar furnizimin e shportës së subvencionuar deri në fund të muajit dhe ka kërkuar ndihmë "urgjente" nga Programi Botëror i Ushqimit për të garantuar shpërndarjen e të paktën një litër qumësht në muaj për të gjithë fëmijët nën 7 vjeç.
Regjimi kuban në krizë, shkurtohen subvencionet shtetërore
Kuba është në prag të krizës. Pa ndihmën e aleatëve historikë rusë, pa naftën e Maduros pas kursit të ri të Venezuelës, qeveria është detyruar të shkurtojë shumë nga subvencionet që penguan revoltën mbi çmimet dhe urinë të degjeneronte në revolucion. Çmimi i benzinës në Kubë do të rritet me më shumë se 500% duke filluar nga 1 shkurti.
Një skenar potencial për një Luftë të re të Ftohtë
Kina është në bisedime me autoritetet kubane për të krijuar një bazë në Kubë, e cila do të shërbejë për të spiunuar Shtetet e Bashkuara. Dy zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë folur për Politico.eu, thonë se ky zhvillim provokues ka bërë që ligjvënësit të heqin paralele me Luftën e Ftohtë.
Sekretet e fundit të Gabriel Garcia Markez
Shërbimet sekrete meksikane e kanë spiunuar Gabriel García Markez për dekada të tëra, pasi e konsideronin agjent propagande të Kubës dhe Bashkimit Sovjetik.
Ky fakt zbulohet të një shkrim të “El Pais”, e cila së fundi ka pasur akses në arkivat e agjentëve sekretë në Mexico City.
Vaksina, basti i fituar i Kubës
Gjenerali Máximo Gómez, figurë e rëndësishme e luftërave për pavarësinë e Kubës nga Spanja në shekullin XIX ka thënë: "Kubanët ose nuk e përmbushin objektivin - ose e tejkalojnë atë."
Një shekull e gjysmë më vonë, ky aforizëm është një e vërtetë e pastër. Ishulli komunist ia ka dalë të vaksionojë qytetarët e vet në një shkallë të tillë që ua kalon edhe vendeve më të përparuara të botës.
Havana bën lëshimet e para pas protestave
Qeveria kubane ka autorizuar përkohësisht dhe në mënyrë të pakufizuar hyrjen në vend pa tarifë të produkteve ushqimore, atyre higjieno-sanitare dhe ilaçeve, mallra që mungojnë në tregun kombëtar.
Importi i tyre do të lejohet duke nisur nga e hëna e ardhshme deri më 31 dhjetor 2021, njoftoi kryeministri Manuel Marrero. Masa vjen pas protestave të ashpra në Kubë ditët e fundit kundër krizës ekonomike.
Smartfoni “socialist” i Kubës
Tre vjet pasi interneti nisi të përdoret në smartfonët e kubanëve, Havana do të lançojë telefonët e vet inteligjentë. Deri në fund të qershorit, Kuba do të ketë pajisjen e tij të parë "socialiste", siç është pagëzuar nga rrjeti smartfoni i parë i prodhuar në vend. Aparati është prodhuar nga kompania shtetërore Gedeme dhe do të përdorë NovaDroid, një version i sistemit operativ Android, i modifikuar për të përmbushur nevojat e qytetarëve kubanë, të cilët nuk mund t’i përdorin të gjitha shërbimet teknologjike.
Marrëveshja Kubë-BE dhe lojërat politike në prapaskenë
Bashkimi Europian është pranë një marrëveshjeje dialogu politik me Kubën. Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, e mbrojti para Parlamentit Evropian të martën ratifikimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje, pasi një email të cilit i referohen disa media sugjeroi afërsi midis disa ligjvënësve socialistë të BE-së dhe regjimit kuban.
Dokumentet e deklasifikuara: Përpjekja e SHBA për të vrarë Raul Kastron në 1960
CIA nuk ka pasur në shënjestër vetëm Fidel Kastron, por edhe të vëllain, Raul. Në vitin 1960, Raul Kastro është bërë udhëheqësi i parë i revolucionit kuban, për të cilin CIA hartoi një plan eliminimi. Kundrejt 10 000 dollarëve u pajtua një pilot, i cili do ta merrte vëllain e Fidelit nga Praga në Havana, rrugë gjatë të cilës do të ndodhte një "aksident". Plani që nuk arriti kurrë të finalizohej zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara, të botuara së fundmi nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në Uashington.
Kuba lejon zgjerimin e bizneseve private
Në Kubë, për herë të parë shteti do të zgjerojë hapësirat për hapjen e biznesve private në shumicën e sektorëve. Ky hap që shënon një kthesë të madhe në vendin komunist u njoftua nga ministrja e Punës, Marta Elena Feito, sipas të cilës, lista e aktiviteteve të autorizuara zgjerohet nga 127, në më shumë se 2 000.
"Puna private vazhdon të zhvillohet dhe është objektivi i kësaj reforme", citon Feiton agjencia e lajmeve, AFP. Ajo tha se masa do të "ndihmojë në çlirimin e forcave prodhuese" të sektorit privat.