video

Mish për top, snajperisti izraelit filmon vrasjet (Video)

Postuar në 10 Prill, 2018 09:50

Një video që tregon vrasjen e një palestinezi nga një snajperist izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime të forta. Pamjet tregojnë një njeri të paarmatosur që ecën në afërsi të kufirit i shënjestruar në kokë nga snajperisti.

Kur objektivi rrëzohet në tokë, snajperisti dhe ushtarët e tjerë festojnë me britma suksesin e shënjestrës. Autenticiteti i videos, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, nuk mundi të konfirmohej nga Agjencia Gjermane.

Video/Sulmi mbi kabinat e biletave në Kalimash

Postuar në 02 Prill, 2018 11:20

Pamjet janë publikuar nga Report Tv: 

 

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës. Në media rrjedhin pamje amatore filmimi

Postuar në 16 Mars, 2018 13:42

Është ndalur sot nga policia, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ai akuzohet për tjetërsim pronash dhe bashkë me të, janë ndaluar me urdhër të gjykatës edhe disa zyrtarë të tjerë. Mes tyre është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjelina Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Media të ndryshme kanë publikuar momentet e ndalimit, duke lënë të kuptohet se filmimi i arrestimit është bërë si pasojë e informacionit të lëshuar paraprakisht.

Radha i vjen Tarantinos

Postuar në 08 Shkurt, 2018 14:46

Dosja femrat vs meshkujt në Hollywood po krijon probleme edhe për një tjetër autor të mirënjohur: Quentin Tarantino.

Ka qenë aktorja Uma Thurman që ka zbuluar një incident gjatë xhirimeve të filmit “Kill Bill” ku shfaqet një përplajse me makinë. Sipas Thurman, Tarantino ka qenë provokativ dhe neglizhent duke i dhënë një makinë të pasigurtë, ndërkohë që regjizori në fjalë ka deklaruar se “kjo është keqardhja më e madhe në jetën time”.

Lufta Iran-Arabi Saudite e animuar në video

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 10:29

Një video e animuar që paraqet një luftë imagjinare mes Arabisë Saudite dhe Iranit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.  Sipas Haaretz, video me titull « The Saudi Strike Force » është krijuar nga të rinjtë sauditë në sfondin e tensioneve mes dy forcave të mëdha që mishërojnë përplasjen me sunnitëve dhe shiite-vë në botën islame. Video hapet me një frazë të Princit saudit Mohammed bin Salman, sipas të cilit qëllimi kryesor i Iranit është "Kimpla '(drejtimi në të cilin muslimanët luten teksa shkojnë në Qabe në Mekë).

Nën mbrojtje politike direkte

Postuar në 31 Tetor, 2017 12:30

Kryeministri ka zgjedhur të hapë ditën e tij të komunikimit dixhital me një video të postuar dje në profiling Facebook të Sajmir Tahirit. Një video metaforike për të vërtetën siç e shohin dhe e kërkojnë Tahiri me të vetët. Ky është mesazhi direkt i mbrojtjes së ish-vartësit,  duke njoftuar në distancë prokurorinë se për çështjen “Tahiri” pushteti politik po invstohet tërësisht. Loja e vogël e kryeministrit vjen pak orë pas intervistës së ish-ministrit të Brendshëm, të cilën me siguri, z. Rama e lexon, dëgjon dhe kupton ndryshe nga të tjerët.

Betoni që po hidhet në Butrint(video)

Postuar në 14 Tetor, 2017 16:06

Video postohet nga Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që bie në sy përpjekja për të mos lejuar asnjë filmim. E çuditshme kur dëgjon ministren që pretendon se po zbatohet ligji.

Shumica(klikimet) përcakton Faktin/Akuza dhe ankesa ndaj Youtube për ngjarjen e Las Vegasit

Postuar në 05 Tetor, 2017 13:40

Edhe masakra e Las Vegasit mplekset në lojërat e botës dixhitale dhe politikat e Google. Gazeta “The Guardian” raporton se të mbijetuarit e masakrës ku mbetën të vrarë 58 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë, por edhe familjarë të viktimave janë shumë të irrituar me platformën “Youtube”, e cila sipas tyre ka promovuar videot që e cilësojnë ngjarjen një mashtrim. Miliona klikime mbi disa video që kanë vetëm pak ditë që janë postuar, pasi edhe ngjarja është shumë e freskët.

Ngjarja e Las Vegasit - dhoma e Paddock dhe ndërhyrja e policisë(video+foto)

Postuar në 04 Tetor, 2017 09:21

Dy materialet video tregojnë pamje nga vendngjarja e 2 tetorit në Las Vegas, ku nga kati i 32-të një hoteli - Mandalay Bay Resort and Casino - Stephen Paddock, 64 vjeç qëlloi me armë për 9 minuta ndaj një turme njerëzish që ndiqnin një koncert të këngëtarit Jason Aldean. Nga sulmi mbetën të vrarë 59 persona(përfshirë Paddock) dhe 530 të plagosur.

Ndërhyrja e policisë:

Xhirimi i videoklipit në kishë, reagon ashpër mitropoliti

Postuar në 16 Shtator, 2017 17:57

Mitropoliti i Seres ka reaguar ashpër pas publikimit të  pamjeve në videoklipin e artistit amerikan Rick Ross, i cili tregon këngëtarin që brenda një kishe ortodokse në ishullin e Santorinit. 
Në klipin e këngës, të quajtur "Santorini Greece" nga albumi "Rather You Than Me" i këngëtari popullor i rrepit Rick Ross shihet duke kënduar dhe duke bërë disa lëvizje brenda altarit të Kishës së Shën Efstratios. Videoja gjithashtu tregon nderthurje të shpejta midis imazheve të Kishës, ikonave dhe modeleve sensuale bikini të veshur.

Pages

Subscribe to RSS - video