Radha i vjen Tarantinos

Postuar në 08 Shkurt, 2018 14:46

Dosja femrat vs meshkujt në Hollywood po krijon probleme edhe për një tjetër autor të mirënjohur: Quentin Tarantino.

Ka qenë aktorja Uma Thurman që ka zbuluar një incident gjatë xhirimeve të filmit “Kill Bill” ku shfaqet një përplajse me makinë. Sipas Thurman, Tarantino ka qenë provokativ dhe neglizhent duke i dhënë një makinë të pasigurtë, ndërkohë që regjizori në fjalë ka deklaruar se “kjo është keqardhja më e madhe në jetën time”.

Tarantino ka kërkuar falje, ndërkohë që problemet nuk mbarojnë këtu. Një intervistë radio e vitit 2003 e tij me Howard Stern është hedhur në qarkullim e ku ai cilëson se Roman Polanski nuk ka përdhunuar pork a kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Ajo donte të bënte seks me të. Përdhunimi do të thotë dhunë”, citohet Tarantino që po vihet në goditje serioze.

Ai akuzohet po ashtu për veprime të dhunshme gjatë xhirimeve si pështyma në fytyrë ndaj Thurman gjatë Kill Bill apo dhunë ndaj Diana Kruger te Inglourious Basterds, edhe pse kjo e fundit e ka mbrojtur regjizorin në fjalë.

Që këtej edhe ideja që po përhapet se dhuna ndaj femrave është qasje e vazhdueshme e filmave të Tarantinos, i cili siç shkruan “The Guardian” ia doli me sukses në Hollywood për shkak edhe të një aleance afatgjatë me Harvey Weinstein që akzuohet nga disa aktore femra për ngacmim seksual.

Thurman është e fundit në listën e akuzatoreve që po ndan industrinë në një vijë gjinore e që është diçka shumë më serioze sesa thjesht zbardhje e disa praktikave të turpshme që ndodhin pas perdeve. Ka zëra që akuzojnë Tarantinon edhe për racizëm, sidomos në filmin “Django unchanied” ndonëse këto akuza nuk shkojnë dot deri te ngacmimi seksual që siç u pa Weinstein të mbyllin karrierën.

Së fundmi njoftohet se Tarantino po synon realizimin e një filmi për kriminelin e njohur John Mason, rolin e të cilit mendohet ta luajë Leonardo di Caprio dhe që do të kushtojë 100 milionë dollarë. Ky film lidhet patjetër edhe me Polanskin, pasi Mason vrau bashkëshorten e tij, Sharon Tate dhe duke parë komentet e Tarantinos për Polanskin, situate komplikohet.

Një mjedis ku duket se normat përcaktojnë qarkullimin e parasë edhe pse ky lloj gjyqi moral që vazhdon prej muajsh pak duket se mund të ndryshojë gjë në realitet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.