video

Video e sulmit në Paris

Postuar në 08 Qershor, 2017 11:12

Sulmi ndodhi para disa ditësh kur një person goditi me çekiç një punonjës policie në sheshin pranë Katedrales Notre Dame, duke thirrur: "Kjo është për Sirinë".

Videolajm/Sulmi në parlamentin iranian(edhe ai kamikaz), marrë përsipër nga ISIS

Postuar në 07 Qershor, 2017 13:16

Mendohet se nga të dy sulmet kanë vdekur 7 persona.

Fluturim mbi Marsin e vërtetë – në planetin e shkretuar

Postuar në 31 Maj, 2017 11:34

Regjizori finalndez Jan Fröjdman ka realizuar një material video përmes fotove të marra në planetin e kuq nga High Resolution Imaging Science Experiment – kamera e vendosur në sondën Mars Reconnaissance Orbiter. 50 mijë fotot e marra prej sa japin një pamje si kurrë më parë të Marsit, ndërkohë që regjizori ka arritur të bëjë një punë shumë interesante me to në formën e një videoje të titulluar: Një fluturim fiktiv mbi Marsin e Vërtetë. Shkretim madhështor në një planet që ka ngacmuar përherë kureshtjen njerëzore por që duket jo miqësor për njeriun.

Video e Selman Abedi në supermarket para sulmit në Manchester

Postuar në 30 Maj, 2017 10:14

Pak orë para se të kryente masakrën vetëvrasëse në Manchester, 22-vjeçari Selman Abedi është filmuar në një supermarket në Londër duke blerë snacks dhe sende për veten. Në video ai duket i qetë dhe i vetëdijshëm për lëvizjet që kryen para se të shkojë në banesë dhe të përgatitet për sulmin në Manchester Arena ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 100 të tjerë. Policia ka kryer deri më tani 16 arrestime për sulmin terrorist në Londër.

Nxënësit e shkollave thirren për mitingun e Edi Ramës në Kavajë(Video)

Postuar në 27 Prill, 2017 15:23

Të flasësh me elektoratin është tjetër gjë dhe të japesh shfaqje politike me regji dhe audiencë të porositur, ku dekori janë nxënësit e shkollave dhe gjimnazeve është ajo që po u serviret shqiptarëve nga kryeministri dhe administrata partiake që militon në zyrat arsimore të Republikës. Partia në pushtet i quan takim me votuesit për herë të parë dhe në mitingjet që janë zhvilluar në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër ka rënë në sy masiviteti i të rinjve që duartrokasin dhe brohorasin për kryeministrin.

Gjesti i imamit Kalaja me futbollistët e kombëtares, KMSH dënon sjelljen e klerikut

Postuar në 29 Mars, 2017 13:12

Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës ndaj klerikëve ortodoksë, ku protagonistë ishin edhe dy lojtarët të kombëtares.   Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku, të cilët denigronin një prift ortodoks dhe flisnin me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtere.

Shkatërrimi i Palmiras(video)

Postuar në 13 Shkurt, 2017 09:20

Video është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe paraqet shkatërrimin nga ISIS të sitit të famshëm arkeologjik në Siri.

Video e re e Hiroshimës pas shpërthimit

Postuar në 25 Janar, 2017 11:46

Video është realizuar nga trupat sovjetike pas shpërthimit të bombës atomike në Hiroshima më 6 gusht 1945 dhe iu dhurua qeverisë japonese nga Rusia në qershor të vitit 2016. 

Penthouse ofron 1 milionë dollarë për videon seksuale të Trump

Postuar në 12 Janar, 2017 11:16

Pjesë e raportit të publikuar nga Buzzfeed për marrëdhëniet e Donald Trump me Moskën është edhe pretendimi se Moska ka në dorë një vido me orgji seksuale të presidentit të zgjedhur amerikan, çka e bën atë penf të Putinit.Në raport thuhet se incidenti i supozuar ka ndodhur në hotelin Ritz Carlton cili është nën vëzhgim nga shërbimet sekrete ruse, që ka instaluar aty "mikrofona dhe kamera të fshehta në të gjitha dhomat për të regjistruar ato që dëshiron.

Në Parajsën Europiane të Kanabisit: Në fillim është Pazari, pastaj…populli

Postuar në 04 Janar, 2017 14:27

Edi Rama ka shpërndarë sot një video me protagonist – qytetarë që kanë vëmendjen e qeverisë – duke dëshmuar sesi kjo mazhorancë I mban premtimet.

Këtu:

mund të shikohet videoja publicitare e kryeministrit.

Pages

Subscribe to RSS - video