video

Propaganda e ISIS me fëmijët e luftës, tjetër video brutale

Postuar në 31 Dhjetor, 2016 11:00

Shteti Islamik ka publikuar një video të re në morinë e mesazheve propagandistike për luftën e tyre në emër të xhihadit. Në të shfaqen fëmijë  duke u trajnuar me armë si të loftojnë në fushën e betejës dhe si të ekzekutojë të burgosurit e tyre.

Fëmijët mësohen si të përdorin armët në në luftrat urbane, por edhe në hapësira ​​të hapura në fshat. Këto video propagandistike publikohen në një kohë kur organizata terroriste ka marrë goditje të rënda në Siri dhe Irak.

Video e Pentagonit: Jemi të papërgatitur për Megaqytetet e 2030-ës

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 23:28

“The Intercept” publikon një video të realizuar nga Pentagoni që nënvizon sfidat e mëdha të sigurisë në një botë ku popullsia urbane në vitin 2030 do të arrijë 1.4 miliardë. Megaqytetet që mund të parashikohen që sot janë një aliazh krimi dhe polarizimi social që vë në pikëpyetje efikasitetin e strategjive të deritanishme të sigurisë publike, përballimit të krimit, por edhe rendin social që kemi njohur deri më sot. Video ka karakter didaktik, për qëllime të Pentagonit, por ajo na ofron një realitet distopik prej nga ku të gjithë duan të ikin, apo edhe të mos e pranojnë.

Kronologjia e vrasjes së ambasadorit, tjeter video e atentatit

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 19:16

Publikohen pamje të reja nga momenti i atentatit ambasadorit Rus në Turqi, Anderi Karlov. Në këtë video duket autori i vrasjes, 22-vjeçari Mevlut Mert Alltëntash, i cili qëndron gjithe kohen pas ambasadorit në pritje të një pamje të qartë për ta eliminuar. Në një moment vrasësi zhvendoset në të majtë të sallës dhe pas pak çastesh shihet teksa nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi ambasadorin Karlov.

Perëndon koha e moralit: "Amerika në plan të parë"

Postuar në 22 Nëntor, 2016 09:42

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka publikuar një video mbi urdhërat ekzekutivë që do të japë 100 ditët e para. Trump thotë se puna e tij bazohet në një parim të thjeshtë bazë: Amerika në plan të parë. Ai ka deklaruar se do të njoftojë tërheqjen nga Pakti për Tregëtinë e Transpaqësorit. “Marrëveshjet bilaterale tregëtare do ta zëvendësojnë atë”, shtoi Trump.

Ndryshim rreegulloresh për energjinë dhe një mbikëqyrje më e madhe ndaj sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës. Kjo e fundit është një masë që çon tek akuzat se Rusia ka vepruar kundër SHBA në këtë drejtim.

Berisha tallet me Alfred Pezën

Postuar në 28 Tetor, 2016 16:06

Ish-kryeministri poston një video që daton rreth katër vite më parë. Ka brenda humorin dhe dramën e politikës shqiptare. Shihet Edi Rama që e fton Pezën të ulet, ndoshta për të mos e lënë të vazhdojë më tej me listën që sot bën të qeshësh.

Drogën nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush/Propagandë me parimin: Shqiptarët janë budallenj

Postuar në 28 Shtator, 2016 14:26

“Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani”. Kështu e titullon kryeministri Edi Rama një video që poston në Facebook, e ku jepet një hartë e kultivimit të kanabisit në Shqipëri në vitet 2007-2013. Harta na thotë se është përpiluar mbi të dhënat sekrete të policisë të cilat nuk janë bërë publike për të lënë vetëm Lazaratin si pikë të njohur të kultivimit. Konkluzioni propagandistik: Drogën nuk e solla unë, atë e gjeta mes jush.

Trump ka folur më herët për një sëmundje/Hillary Clinton humbet ndjenjat

Postuar në 11 Shtator, 2016 19:22

Hillary Clinton, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale amerikane ka humbur ndjenjat gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të 11 shtatorit. Ajo ka braktisur ceremoninë para kohe e shoqëruar nga truprojat. Video e kapur nga një apara celular me sa duket flet qartë se Clinton nuk ndihet mirë, edhe pse Zyra e SHtypit deklaroi se nuk kishte asnjë problem. Rivali i saj, Donald Trump ka folur më herët se Clinton ka probleme dhe shëndeti i Presidentit të SHBA-së, është një çështje jo pa rëndë dhe jo pa ndikim në zgjedhje.

Video/Skafi i Fatmir Kuçit sjell në breg trupin e pajetë të turistit rus, Naumov

Postuar në 13 Gusht, 2016 18:24

"AbcNews" publikon pamjet kur skafi i biznesmenit Fatmir Kuçi që sjell në breg trupin e pajetë të rusit Denis Naumov. Ky i fundit humbi jetën pak ditë më parë dhe për këtë akuzohet Kuçi, i cili pretendon se ka sjellë trupin e Naumov pasi e kishte gjetur në det.

Pages

Subscribe to RSS - video