Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës. Në media rrjedhin pamje amatore filmimi

Postuar në 16 Mars, 2018 13:42

Është ndalur sot nga policia, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ai akuzohet për tjetërsim pronash dhe bashkë me të, janë ndaluar me urdhër të gjykatës edhe disa zyrtarë të tjerë. Mes tyre është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjelina Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

Media të ndryshme kanë publikuar momentet e ndalimit, duke lënë të kuptohet se filmimi i arrestimit është bërë si pasojë e informacionit të lëshuar paraprakisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.