trump

Kjo po që është arrogancë: Trump ka dëgjuar se Parisi është në Gjermani

Postuar në 08 Janar, 2016 23:08

Tani mbetet vetëm të shihet nëse miliarderi që po i vë përpara të gjithë, e ka çarë ndonjëherë kokën të shohë Hënën. Mirësardhja e shekullit të 21-të, me siguri quhet Trump. 

Trump godet sërish: “Obama dhe Clinton krijuan ISIS”. Fareed Zakaria kërkon shpjegime racore për suksesin e tij

Postuar në 03 Janar, 2016 14:59

Donald Trump ka provokuar edhe njëherë opinionin, kësaj radhe me një akuzë të rëndë për administratën aktuale në Washington.  Duke folur në Biloxi, Mississippi, kandidati republikan ka akuzuar presidentin amerikan Baracka Obama dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si krijues të Shtetit Islamik. “Ata e krijuan ISIS. Hillary Clinton krijoi ISIS-in bashkë me Obamën", tha Trump(http://edition.cnn.com/2016/01/02/politics/donald-trump-barack-obama-hil...).

SHBA drejt reçesionit?

Postuar në 03 Janar, 2016 04:38

Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë  në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë.

Trump vë në alarm republikanët: "Thotë atë që mendon. Ky është problemi"

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:38

Donald Trump në fillim i çudiste të gjithë, kurse tani, po i shqetëson. Kryesimi në sondazhet e fundit kanë ngritur tensionet dhe preokupimin brenda republikanëve që dokumentohet nga mediat amerikane përmes një Memoje të adresuar nga Drejtori Ekzekutiv Senatorial Kombëtar i Partisë Republikane, Ward Baker. Ky i fundit e krahason kandidatin Trump, i cili mund të nominohet, nisur nga të dhënat e publikut, me  Wendell Willkie në vitin 1940. “Dhe të dy kanë shumë të përbashkëta”, shkruan Baker, duke cilësuar se “të dya ishin fytyra të ndryshme që vinin nga jashtë.

“El Chapo”, ofron 100 mijë dollarë për “gringon” Trump: Gjallë apo vdekur

Postuar në 08 Tetor, 2015 16:30

Deklaratat e kandidatit republikan në garën presidenciale amerikane, Donald Trump, kanë acaruar edhe kreun e trafikut të drogës në Meksikë, të famshmin Joaquin "El Chapo" Guzman. Ky i fundit ka deklaruar se do ta shohë të vdekur Trump për deklaratat e veta për imigracionin dhe për ndërtimin e një muri me Meksikën. Lajmi bëhet i ditur nga një revistë amerikane “Complex”. Deri më tani trafikanti meksikan ka ofruar 100 mijë dollarë, por thuhet se ai do të ofrojë çdo lloj shume.

Deklarata e Trump: Pas fitores migrantët sirianë do t’i dërgoj në shtëpi

Postuar në 01 Tetor, 2015 09:24

Donald Trump, kandidati në zgjedhjet paraprake mes republikanëve për presidencën amerikane, deklaroi sot se do të kthejë mijëra refugjatë sirianë drejt vendit të origjinës nëse ai zgjidhej në postin e kreut të shtetit, në muajin nëntor. Këto deklarata të Trumpit u trasmetuan në stacionin televiziv amerikan CNN. Ndërkohë AFP thotës se Rusia ka njoftuar një ditë më parë se aviacioni i saj ka nisur ndërhyrjen ushtarake ajrore në Siri ndaj grupit të Shtetit Islamik. Trump ka vlerësuar se kjo intervistë mund të ishte e vlefshme.

Trump përballë Trump(video)

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:32

Pas intervistës me Klinton, Jimmy Fallon ka patur të ftuar në “Tonight Show” kandidatin republikan për President, Donald Trump. Ky i fundit është shprehur se “Fallon po bën një punë shumë të mirë”. Intervista nuk është vetëm zbavitëse:

Kandidati për President i SHBA, Trump: “Nuk e kam problem një musliman në kabinetin tim”

Postuar në 20 Shtator, 2015 11:31

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump mbetet lajmi kryesor nga kjo fushatë. Pak ditë më parë ai u vu në qendër të debatit pasi në Neë Hampshire nuk korrigjoi një qytetar që tha se Obama është musliman. Më herët ai ka folur shumë ashpër kundër imigracionit klandestin me fjalë të papërshtatshme për hispanikët.

Trump nuk ta zgjat shumë(video)

Postuar në 26 Gusht, 2015 15:49

Jorge Ramos i "Univision" i bën një pyetje kandidatit për president, Donald Trump, por pa iu dhënë e drejta prej këtij të fundit. Trump i kërkon të ulet, por gazetari vazhdon. Çështjen e zgjidh siguria.

Trump: “Nëse zgjidhem president i Amerikës do të dëboj 11 milionë klandestinë nga vendi”

Postuar në 16 Gusht, 2015 09:34

Bëhet gjithnjë e më agresiv Donald Trump, miliarderi amerikan që kandidon për postin presidencial në zgjedhjet amerikane 2016. Kandidati presidencial është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë të aseteve të tij, nëse republikanët do ta mbështesin atë në fushatën zgjedhore. Trump thotë se është gati të shpenzojë një miliard dollarë për kandidim, dhe nëse do të arritë të fitojë, premton se do të largojë nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm. 

Pages

Subscribe to RSS - trump