“El Chapo”, ofron 100 mijë dollarë për “gringon” Trump: Gjallë apo vdekur

Postuar në 08 Tetor, 2015 16:30

Deklaratat e kandidatit republikan në garën presidenciale amerikane, Donald Trump, kanë acaruar edhe kreun e trafikut të drogës në Meksikë, të famshmin Joaquin "El Chapo" Guzman. Ky i fundit ka deklaruar se do ta shohë të vdekur Trump për deklaratat e veta për imigracionin dhe për ndërtimin e një muri me Meksikën. Lajmi bëhet i ditur nga një revistë amerikane “Complex”. Deri më tani trafikanti meksikan ka ofruar 100 mijë dollarë, por thuhet se ai do të ofrojë çdo lloj shume. Me interes është sesi do të ndikojë ky lajm në kuotimin e Trump në garën presidenciale.

http://www.presstv.com/Detail/2015/10/08/432460/donald-trump-joaquin-el-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.