taksa

Dyfishohet taksa e ndikimit në infrastrukturë. Propozimi nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 16:59

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ka bërë një propozim në Komisionin e Ekonomisë për dyfishimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Aktualisht kjo taksë për zonën e Tiranës është 4% dhe me propozimin e ri shkon në 8%. “Përqindja vendoset në bazë të vlerës së investimit dhe rrit kostot për këtë sector”, raporton Vizion Plus, sipas të cilit taksa në fjalë nuk është konsultuar më parë me grupet e interest.

Heqja e taksës për biznesin e vogël/Ku e vuri dorën Edi Rama? Në zemër?!

Postuar në 20 Nëntor, 2015 18:31

Qeveria e Edi Ramës doli së fundmi me vendimin e heqjes së taksave për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë. Një vendim që në planin politik zhbën atë që u ndërmor në dy vjet, duke krijuar një stress të jashtëzakonshëm në ekonomi. Kryeministri u kujdes që ta paraqiste nismën sa sociale, aq edhe në funksion të “të bëri shtet”. Prosni kuponat dhe taksa nuk keni- ishte pak asp shumë përmbajtja e sihariqit. Mirëpo a është vërtet kështu? A ka lehtësim real për biznesin e vogël?

Vendimi për taksat e biznesit të vogël krijon përplasje me FMN-në

Postuar në 20 Nëntor, 2015 15:27

Top-Channel raporton sot se vendimi i qeverisë për të hequr taksat ndaj biznesit të vogël ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Së pari është fakti se kryeministri e bëri publik vendimin dy ditë pasi u arrit marrëveshja për këstin e radhës. Së dyti janë pasojat dhe premisat që krijon një vendim i këtillë: “Por, pse heqja e taksave për bizneset e vogla, e cila në total ka një efekt të papërfillshëm me vetëm 1.3 miliardë lekë, ka krijuar kaq nervozizëm për FMN? Arsyet janë dy.

Paketa fiskale kursen duhanpirësit, shtohen taksat për makinat e luksit

Postuar në 18 Nëntor, 2015 10:35

Vitin që vjen nuk do ketë ndryshime të mëdha të sistemit të taksave dhe në veçanti ato që rëndojnë drejtëpërdrejtë mbi xhepat e qytetarëve. Kështu akciza e cigares dhe duhanit nuk rritet në vitin 2016.

Opozita bën propozime konkrete për uljen e taksave. Qeveria për rritjen e tyre

Postuar në 01 Nëntor, 2015 15:18

Premtimet e Lulzim Bashës për taksta, në takimet e shumta që ka zhvilluar së fundmi në disa qytete të Shqipërisë, mund të marrin një vlerë të re dhe mund të rrisin kredencialet e opozitës. Basha ka premtuar rikthim të taksës së sheshtë dhe ulje në përgjithësi të taksave si mundësi dhe rrugë për të nxjerrë vendi nga kriza e tanishme. Vetëm dje u bë e njohur se qeveria me buxhetin e ri ka ndërmend të trefishojë taksën e sigurimit të mikanev, që vjen si pasojë direkte një ndërhyrjeje për taksat e shoqërive të sigurimit dhe taksën e pronës.

Paketa Fiskale 2016/Nuk preket tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH. Ndryshon taksa e pasurisë dhe ajo e fjetjes në hotel

Postuar në 18 Tetor, 2015 15:42

Paketa fiskale 2016 nuk prek të ardhurat personale as edhe TVSH-në. Të paktën kështu raporton gazeta “Panorama” e cila shkruan se ndryshime pësojnë taksat e pasurisë së paluajtshme dhe ajo e hoteleve. “Paketa e re fiskale do të sjellë ndryshime edhe për taksën e fjetjes në hotel. Kjo taksë do të jetë fikse 140 lekë/personi për net qëndrimi, nga 5 për qind e vlerës së faturës së fjetjes që lëshon hoteli, që është aktualisht.  Një tjetër taksë që do të ndryshojë është edhe ajo për shtëpitë.

10 dritëhijet e taksës 5 euro për rrugën Durrës -Kukës, fiton shteti humbet individi

Postuar në 05 Shtator, 2015 12:38

Do të aplikohet taksa 5 euro për rrugën Durrës – Kukës. Kjo tani nuk përbën më lajm. Por Afrim Krasniqi në një shkrim të tij thekson 10 pika që i cilëson si: dritëhijet kryesore të nismës, që vendos një taksë të re në listën e 125 taksave me të cilat përballen qytetarët në nivel qendror e lokal. Ja 10 pikat në formë të përmbledhur:

Së pari, - rruga Durrës – Kukës është financuar nga shteti, me kredi, të cilat indirekt janë paguar nga qytetarët.

Pages

Subscribe to RSS - taksa