Dyfishohet taksa e ndikimit në infrastrukturë. Propozimi nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 16:59

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ka bërë një propozim në Komisionin e Ekonomisë për dyfishimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Aktualisht kjo taksë për zonën e Tiranës është 4% dhe me propozimin e ri shkon në 8%. “Përqindja vendoset në bazë të vlerës së investimit dhe rrit kostot për këtë sector”, raporton Vizion Plus, sipas të cilit taksa në fjalë nuk është konsultuar më parë me grupet e interest. Nga ana tjetër Komisioni i Ekonomisë kanë rrëzuar propozimin e qeverisë për “vendosjen e taksës vjetore 20 mijë lekë dhe asaj të regjistrimit 70 mijë lekë për makinat me motor mbi 3000 kubikë”, duke rënë dakord që kjo taksë të aplikohet për makinat të cilat kanë një vlerë mbi 50 mijë euro. Ndryshime ka pësuar edhe tarifa e fjetjes në hotel, për të cilën deputetët kërkuan që të shkallëzohet sipas zonave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.