Paketa fiskale kursen duhanpirësit, shtohen taksat për makinat e luksit

Postuar në 18 Nëntor, 2015 10:35

Vitin që vjen nuk do ketë ndryshime të mëdha të sistemit të taksave dhe në veçanti ato që rëndojnë drejtëpërdrejtë mbi xhepat e qytetarëve. Kështu akciza e cigares dhe duhanit nuk rritet në vitin 2016.

Në parashikimin e të ardhurave për vitn 2016, janë vlerësuar rreth 3000 ton importe cigare, të cilat me normën aktuale të akcizës do të japin rreth 15,5 miliard lekë. Pra, bazuar në këto vlerësime, efekti i mosrritjes së akcizës së cigareve vlerësohet rreth 743 milion lekë. Sipas Monitor niveli i akcizës për cigaret në vendin tonë është më i lartë se në vendet fqinje, gjë e cila favorizon kushtet për kontrabandë apo blerje të vogla nga këto vende.

Për vtin që vjen propozohet që të rritet masa e taksës së primit për siguracionet e makinave nga 3% në 10%, për të ruajtur nivelin e të ardhurave nga heqja e TVSH-së. Po ashtu do të taksohen më shumë makinat që konsiderohne si mall luksi.

Kjo masë taton individin e pasur që ka në pronësi një makinë me cilindratë mbi 3000 cm3; Taksa e regjistrimit të makinave luksoze dhe taksa vjetore makinave luksoze, do të jenë, respektivisht, 70 mijë lek për regjistrimin dhe 21 mijë lek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.