Opozita bën propozime konkrete për uljen e taksave. Qeveria për rritjen e tyre

Postuar në 01 Nëntor, 2015 15:18

Premtimet e Lulzim Bashës për taksta, në takimet e shumta që ka zhvilluar së fundmi në disa qytete të Shqipërisë, mund të marrin një vlerë të re dhe mund të rrisin kredencialet e opozitës. Basha ka premtuar rikthim të taksës së sheshtë dhe ulje në përgjithësi të taksave si mundësi dhe rrugë për të nxjerrë vendi nga kriza e tanishme. Vetëm dje u bë e njohur se qeveria me buxhetin e ri ka ndërmend të trefishojë taksën e sigurimit të mikanev, që vjen si pasojë direkte një ndërhyrjeje për taksat e shoqërive të sigurimit dhe taksën e pronës. Sot, njësitë vendore të drejtuara nga të zgjedhur të opozitës kanë depozituar propozimet për uljen e taksës së pronësisë në të gjithë vendin. “Kryebashkiaket dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën. Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Taksat mbi pronën u rrit deri katërfish në dy vitet e fundit duke rënduar barrën e taksave që paguajnë veçanërisht bizneset e vogla të cilat ndodhen në kushtet e mbijetesës. Ulja me 30 % e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se me marrjen e besimit nga shqiptarët, taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qënë para vitit 2007”, thuhet në njoftimin përkatës. Bashkë me të janë përcjellë edhe tabelat e propozimeve që e vendosin diskutimin për buxhetin, të paktën në këtë pikë, përpara dy alternativave: rritjes së taksës dhe uljes së saj. Vitin e kaluar opozita propozoi uljen e TVSH-së për mallrat e shportës apo për energjinë elektrike, premtime elektorale këto të PS-së, por ministri i Financave u përgjigj se “këto janë propozime populiste”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.