Paketa Fiskale 2016/Nuk preket tatimi mbi të ardhurat dhe TVSH. Ndryshon taksa e pasurisë dhe ajo e fjetjes në hotel

Postuar në 18 Tetor, 2015 15:42

Paketa fiskale 2016 nuk prek të ardhurat personale as edhe TVSH-në. Të paktën kështu raporton gazeta “Panorama” e cila shkruan se ndryshime pësojnë taksat e pasurisë së paluajtshme dhe ajo e hoteleve. “Paketa e re fiskale do të sjellë ndryshime edhe për taksën e fjetjes në hotel. Kjo taksë do të jetë fikse 140 lekë/personi për net qëndrimi, nga 5 për qind e vlerës së faturës së fjetjes që lëshon hoteli, që është aktualisht.  Një tjetër taksë që do të ndryshojë është edhe ajo për shtëpitë. Aktualisht për shtëpitë paguhet 15 lekë/m2 në vit, për ato të ndërtuara para vitit 1993, dhe 30 lekë/m2 në vit për ato të ndërtuara pas këtij viti. Financat pranojnë se mbledhja e kësaj takse është në nivele shumë të ulëta. Përgjegjës për arkëtimet është pushteti vendor. Në relacionin e ndryshimit të kësaj takse, theksohet se aktualisht deficiti vjetor nga taksa e ndërtesave arrin në 5 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë USD. Por, duket se taksa do të ndryshojë me rritje. Një ndër variantet që po diskutohet është pagesa në bazë të vlerës fiskale të apartamentit. Kështu, një apartament në qendër të qytetit do të ketë një taksë më të lartë se një apartament në periferi. Apo një shtëpi në Tiranë do të paguajë më shumë se një shtëpi në qytetet e tjera”, shkruan gazeta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.