tabaku

Quiz opozitar: Sa herë kalon miu nën mustaqe?

Postuar në 09 Maj, 2021 17:16

Një prej përfaqësuesve të PD-së që herë pas here nënkuptohet se pretendon(te) detyrën e ministrit të Financave, Jorida Tabaku, ka shkruar sot se shumica në pushtet ka përdorur 120 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit për të blerë votën në zgjedhjet e 25 prillit. Ndër të tjera, zonja në fjalë sqaron sesi janë akorduar këto para:

Opozita e fjalëve

Postuar në 01 Nëntor, 2019 15:46

Jorida Tabaku, një ndër njerëzit më afër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikonte dje në facebook një shënim të titulluar: Ligji i shpronësimeve, akti i 10 kundër pronës. Në këtë shënim, zonja në fjalë, që pëshpëritet si një kandidaturë e mundshme për minister Financash në qeverinë e panjohur hije të z. Basha, rendit disa akte të qeverisë së z. Rama, që sipas saj përbëjnë shkelje dhe dhunim të të drejtave të qytetarëve në raport me pronën. Zonja përmend transferime pronash, miratime ligjesh, vendime të ndryshme të Këshillit të Ministrave, apo edhe ligjet speciale.

Basha i kundërvihet Veliajt me Tabakun

Postuar në 05 Tetor, 2018 17:17

Partia Demokratike shpërndau një metarial për një takim të deputetes Jorida Tabaku me banorë të gjashtë fshatrave në rrethinat e Tiranës.

Pa mohuar problematikat që ka periferia e kryeqytetit, për të cilat kryebashkiaku aktual nuk flet fare, njoftimi që iu është shpërndarë mediave për vizitën e zonjës Tabaku i ngjan  një material propagandistik.

Më shumë se hallet e fshatarëve të Qinamit, Kasallës, Çekrezit, Kallmetit, Orit dhe Rradheshit PD duket se ka lanncuar për testim modelin që i kundërvihet kryetarit aktual të Bashkisë.

Jo shumë fisnike - Valentina Leskaj gjen një mënyrë për të rregulluar imazhin, një javë pasi Shqipëria pa sesi u bë rrezil nga kryeministri

Postuar në 24 Nëntor, 2016 15:28

Shumëkush e ka parë këtë video:

të shkëputur nga punimet e seancës plenare të javës së shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. Aty është nënkryetarja e Kuvendit, socialistja Valentina Leskaj, e cila debaton, apo më mirë merr një breshër të bërtiturash nga kryeministri Edi Rama. Nga sa shihet Rama ankohet për administrimin e seancës ku Sali Berisha lejohet të flasë pa ndalim e të thotë thuajse gjithçka.

Reforma, exit Halimi, entrant Tabaku! Quo vadis PD?

Postuar në 12 Maj, 2016 19:42

Reforma në Drejtësi është në vëmendjen e rendit të ditës për mediat shqiptare në përgjithësi. Ajo që përbën lajm në lidhje me këtë Reformë është fakti se është shumë e rëndësishme dhe duhet miratuar sa më shpejt nga ligjvënësit tanë. Duke përdorur të drejtën kushtetuese të lirisë së të shprehurit do të guxoja të vë në pah faktin se publiku shqiptar në përgjithësi “ende” është i panjohur me një “arsye konkrete” se përse kjo Reformë është kaq e rëndësishme dhe si do të ndikojë në jetët tona të përditshme.

Oferta e PD: Nuk jemi kundër konçesioneve, por mënyrës si po jepen

Postuar në 19 Shkurt, 2016 19:58

Një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim bëri publike disa propozime për ndryshime në ligjin për konçesionet, përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ato nuk janë të dobishme. “Kjo nuk do ta heqë faktin që do të vazhdojnë të mbeten klientliste sepse e njëjta mazhorancë do t’i miratojë, po të njëjtit deputetë do të ngrenë kartonin. Kjo thjesht do të zgjasë periudhën kohore, do të përfshijë më shumë palë në negociata, do të zgjasi procesin e votimit.

Tabaku flet në emër të PD: Akti i Normativ, që u miratua në fshehtësi të plotë, thellon krizën. Alternativa jonë për ekoniminë, të rikthejmë taksën e sheshtë

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:41

Partia Demokratike deklaron se përkundër asaj që pretendon qeveria, shkurtimet e buxhetit prekin më së shumti prioritetet dhe premtimet e kësaj mazhorance. "Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përgjysmuar me 50 % fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë.

Subscribe to RSS - tabaku