Jo shumë fisnike - Valentina Leskaj gjen një mënyrë për të rregulluar imazhin, një javë pasi Shqipëria pa sesi u bë rrezil nga kryeministri

Postuar në 24 Nëntor, 2016 15:28

Shumëkush e ka parë këtë video:

të shkëputur nga punimet e seancës plenare të javës së shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. Aty është nënkryetarja e Kuvendit, socialistja Valentina Leskaj, e cila debaton, apo më mirë merr një breshër të bërtiturash nga kryeministri Edi Rama. Nga sa shihet Rama ankohet për administrimin e seancës ku Sali Berisha lejohet të flasë pa ndalim e të thotë thuajse gjithçka.

Sigurisht që kryeministri ka të drejtë. Çdo gjë duhet të ketë kufi dhe kjo situatë me parlamentin duhet të mbarojë. Por nëse Ilir Meta,mqë është kryetar e ka axhendë këtë lloj “ndërsimi” që ndodh çdo të enjte ndaj qeverisë, me Leskajn, duket se puna është krejt ndryshe: ajo është e paaftë ta bëjë detyrën për të cilën është vënë aty.

Për t’i dhënë një zgjidhje “imazhit të dëmtuar”, sot nënkryetarja e Kuvendit ka menduar një lojë të vockël, që i bën nder teserës së partisë që mban dhe aftësive specifike që kërkohen për të qenë një socialist i suksesshëm. Leskaj ka dalë e ka lexuar një sms nga deputetja Jorida Tabaku, që i kërkon Leskajt të spostojë folësit e tjerë. Ja sms e spiunuar publikisht nga Leskaj:

“Tabaku: Kërkova që të flasë zoti Bode, si përgjigje ndaj kryeministrit. Ka 10 minuta që po insistojmë për këtë. Zoti Berisha ka radhën e tijm zoti Berisha të mos zëvendësohet me zotin Dogjani siç u pata thënë më parë, por të ndjekë radhën që ka në listë.

Leskaj: Atëherë, nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po u them organizohuni.

Tabaku: Po.

Leskaj: (Lexon sms e Tabakut) Jepja fjalën Berishës se erdhi.

Tabaku: Po.

Leskaj: Një minutë se vijon, mos u mërzit. Unë iu them (vazhdon leximin e sms-së) OK. Dhe thoni (lexon sms e dytë të Tabakut) sponstoni të tjerët. Çfarë nënkuptoni me spostoji të tjerët?”

As Tabaku e as Valentina Leskaj nuk janë dëgjuar që të fyejnë e të shajnë në Parlament. Por ky moment kaq banal në dukje na zbulon se pas botoksit të emocioneve qëndrojnë aftësi të tjera, nga ato që kanë preferenca kromozomesh. Sigurisht, herët apo vonë të gjithë e prezantojnë veten, ndaj thjesht: kujdes kur dërgoni sms se pa le se çfarë halli ka marrësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.