Oferta e PD: Nuk jemi kundër konçesioneve, por mënyrës si po jepen

Postuar në 19 Shkurt, 2016 19:58

Një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim bëri publike disa propozime për ndryshime në ligjin për konçesionet, përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ato nuk janë të dobishme. “Kjo nuk do ta heqë faktin që do të vazhdojnë të mbeten klientliste sepse e njëjta mazhorancë do t’i miratojë, po të njëjtit deputetë do të ngrenë kartonin. Kjo thjesht do të zgjasë periudhën kohore, do të përfshijë më shumë palë në negociata, do të zgjasi procesin e votimit. Neve nuk kemi kundërshtuar koncesionet, sepse na duken konçesionet të gabuara si një mënyrë për të sjellë investime në ekonomi. Ne kemi diskutuar në parim që çdo koncesion është i lidhur ose me një udhëtim të kryeministrit, ose më një mik, ose një të afërm të një qeveritari të kryeministrit”, tha Tabaku për “Ora News”.

Sipas saj ideja e përfshirjes së Kuvendit në procesin e vendimmarrjes për koçesionet duhet të kushtëzohet me ndikimin në buxhet. “Ato koncesione të cilat i sjellin para buxhetit të shtetit dhe kanë një risk të ulët, nuk kanë pse të kalojnë një procedurë kaq të gjatë. Ndërkohë koncesionet të tipit që janë dhënë në shëndetësi, por që kanë një risk shumë të lartë për buxhetin, tre koncesione janë 338 mln euro sigurisht këtu duhet patjetër të ndërhyjë Parlamenti, sepse kjo sjell risqe më shumë se mandate 4 vjeçari i një qeverie”, tha Tabaku.

Por cili është ndryshimi në këtë rast sipas idesë së Tabakut kur pak më lart vetë ajo thotë se “shumica i ka numrat”? A nuk u miratua në Kuvend koncesioni i skanimit, për të cilin çuditërisht Tabaku dhe Berisha nuk pranojnë që të zbulojnë për shqiptarët se kush janë pëfituesit zyrtarë, dhe sërish rezultoi problematik? Mos vallë është më e ndershme për opozitën që të adoptojë një politikë kundër konçesioneve, një moratorium në programin e saj, sesa të shtiret sikur e ka hallin te procedura dhe interesi i shqiptarëve? Vlen kjo pasi po shohim se ata që deri më dje etiketoheshin me të madhe si klientë apo oligarkë në një qeveri, atë të Berishës, sot nuk përmenden më, në mos si biznesmenë që janë, kanë ndërruar kurs. Nëse është kështu, atëherë PD-ja nuk po bën gjë tjetër veçse po u shkel syrin e po u thotë: kjo është loja.

http://m.oranews.tv/vendi/koncesionet-pd-ndryshimet-ne-ligj-nuk-zgjidhin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.