Tabaku flet në emër të PD: Akti i Normativ, që u miratua në fshehtësi të plotë, thellon krizën. Alternativa jonë për ekoniminë, të rikthejmë taksën e sheshtë

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:41

Partia Demokratike deklaron se përkundër asaj që pretendon qeveria, shkurtimet e buxhetit prekin më së shumti prioritetet dhe premtimet e kësaj mazhorance. "Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përgjysmuar me 50 % fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë. Investimet në fushën e arsimit, një tjetër prioritet i qeverisë në kontratën me shqiptarët, do të shkurtohen me 36 %, apo 1.3 miliardë lekë më pak për investime për të rinjtë dhe të rejat në fushën e edukimit", deklaroi deputetja Jorida Tabaku.

PD thotë se rishikimi i buxhetit parashikon 18 % investime më pak në ujësjellësa, 26 % më pak investime në bujqësi, 50 % më pak investime në shëndetësi dhe 36 përqind më pak në arsim. "Akti i Normativ, i miratuar në fshehtësi të plotë, ka vulosur uljen me rreth 25 mld lekë shpenzimet qeveritare. Buxheti i ri do të zvogëlojë me 2.67 miliardë lekë investimet në ujësjellësa dhe kanalizime, sikundër do të shkurtojë me 1.79 miliardë lekë investimet në infrastrukturën rrugore. Sektori prioritar i bujqësisë, që këtë vit duhet të pësonte një rritje, do të ketë 520 milionë lekë, më pak investime për një nga sektorët që aq shumë përzemër e kishin si mazhorancë", shtoi deputetja e PD-së.

Në fund, Tabaku ritheksoi zotimin e Partisë Demokratike për të rikthyer në fuqi taksën e sheshtë më të ultën në rajon me 9 %, masë që sipas opozitës, do të rigjallërojë ekonominë, biznesin dhe do të hapë vende të reja pune.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.